Skip to content Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR PROJEKTET BIBLIOTEKARE PËR OJQ-të, PËR VITIN 2026

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” (BKK), në kuadër të misionit të saj për zhvillimin dhe avancimin e bibliotekarisë, si dhe përmirësimin e shërbimeve bibliotekare në përputhje me standardet bashkëkohore, shpall thirrje publike për mbështetje financiare të projekteve të organizatave joqeveritare (OJQ) për vitin 2026.

Qëllimi i thirrjes

Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në avancimin e praktikave profesionale në bibliotekari, modernizimin dhe standardizimin e shërbimeve bibliotekare, rritjen e qasjes në informacion përmes teknologjive të reja, si dhe përmirësimin e përvojës së përdoruesve të bibliotekave.

Në kuadër të kësaj thirrjeje do të mbështeten vetëm projektet në temat e mëposhtme:

  1. Përkthimi i literaturës profesionale mbi Klasifikimin Decimal Universal (UDC)

Kjo temë përfshin përkthimin dhe përshtatjen në gjuhën shqipe të literaturës bazë mbi UDC:

  • UDC Universal Decimal Classification: Volume 1 – Systematic Tables
  • UDC Universal Decimal Classification: Volume 2 – Alphabetical Index

2. Biblioteka dhe inteligjenca artificiale – Asistenti virtual informativ

Zhvillimi i një asistenti virtual (chatbot) në gjuhën shqipe dhe angleze për ofrimin e informacionit mbi shërbimet, orarin, aktivitetet dhe rregulloren e bibliotekës, si dhe për orientimin e përdoruesve.

Kritere të përgjithshme

  • Të jenë të qarta, të realizueshme dhe të strukturuara mirë;
  • Të kontribuojnë në zhvillimin e shërbimeve bibliotekare dhe/ose kapaciteteve profesionale;
  • Të ofrojnë zgjidhje konkrete dhe të përdorshme për publikun;
  • Të jenë në përputhje me standardet bashkëkohore dhe përdorimin e teknologjisë;
  • Të parashohin rezultate të matshme dhe të qëndrueshme.

Të drejtë aplikimi

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë në fushën e përkthimit, bibliotekarisë, digjitalizimit të shërbimeve, edukimit dhe zhvillimit profesional.

Buxheti

Shuma maksimale e mbështetjes financiare për një projekt është deri në 10,000 €.

Afati për aplikim

Afati për aplikim është 30 ditë nga publikimi i thirrjes, deri më 6 qershor 2026, ora 15:00.
Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.

Dokumentacioni i thirrjes:

Formulari 1

Formulari 2

Formulari 3

Formulari 4

Formulari 5

Formulari 6

Formulari 7

Formulari 8

Formulari 9

Formulari 10

Formulari 11