» Këshilli Drejtues cakton zt. Bedri Zyberaj u.d. të drejtorit të BKK ‘Pjetër Bogdani’
         
 

Prishtinë, 25 gusht 2014

Këshilli Drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ në mbledhjen e tij të radhës të mbajtur sot, më 25 gusht 2014, në ambientet e këtij institucioni, në vazhdimësi të vendimeve të tij të marra në mbledhjen e datës 15 gusht 2014 për pranimin e vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës numër 3407/2014 për anulimin e procedurave të rekrutimit sipas konkursit me numër të referencës 26/2013 për vendin e lirë të punës, Drejtor i BKK-së, dhe rishpalljen e të njëjtit vend pune, mori këtë vendim:

Bedri Zyberaj caktohet ushtrues detyre (u.d.) i Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani"
U.d. i Drejtorit do të ushtrojë detyrën sipas pikës 1 të këtij vendimi, duke filluar nga data 25 gusht 2014 deri në zgjedhjen e Drejtorit përmes procedurave të konkursit publik.
Këshilli Drejtues i BKK "Pjetër Bogdani" mbetet i përkushtuar për të ruajtur vazhdimësinë e performancës pozitive të muajve të fundit në aktivitetet e këtij institucioni.

 

 

Mr. Bedri Zyberaj
u.d. Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 
» LAJME TJERA ...
 
 
» Mr. Bedri Zyberaj drejtor i Bibliotekës Kombëtare
» Biblioteka Kombëtare pasurohet me koleksione të rralla
» Këshilli Drejtues cakton zt. Bedri Zyberaj u.d. të drejtorit
» 69 Vjet të Tempullit të Dijes
» “Java e Bibliotekës në Kosovë” ka krijuar një traditë
» Guri i gdhendur ‘flet’ shqip
» BKK “Pjetër Bogdani” dhe Arkivi i Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
 
     

 

 
         
         
         

 
     
     
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014