» Mr. Bedri Zyberaj drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
         
 

Prishtinë, 19 qershor, 2014

Mr. Bedri Zyberaj lindi me 6.05.1963 në Drenoc të Rahovecit. Shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje ndërsa atë të mesëm në Rahovec.

Studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, i ka mbaruar më 1988 me notën mesatare 9,53. Tri vjet ka qenë Bursist i Universitetit dhe në vitin e fundit të studimeve është shpërblyer me Mirënjohjen ,,Student i dalluar". Po atë vit që i ka regjistruar studimet pasdiplomike dhe pas dy vjetësh i ka kryer pjesën dërmuese të provimeve.

Për shkak të diferencimit të atëhershëm ideopolitik, deri më 1993 ka qenë i papunë. Vetëm në vitin 1993 ka filluar të punojë në fshatin e tij të lindjes në cilësinë e arsimtarit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, punë të cilën e ka vazhduar deri më 1998. Gjatë viteve 1998-1999 ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe epror i saj, ndërsa pas përfundimit të luftës, ka qenë i sistemuar në Akademinë e Mbrojtjes ,,Hamëz Jashari” në Prishtinë, me detyrën e pedagogut të lëndës Formim atdhetar. Paralel me këtë ka qenë dhe Komandant i Shkollës për Oficerë të lartë.

Më 2003, në Universitetin e Prishtinës, e ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull ,,Fenomeni i luftës në romanet ,,Për kë bie kambana" të Ernest Heminguejt dhe ,,Hasta la vista" të Petro Markos” dhe kam marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave filologjike.

Vazhdimisht ka treguar interesim për letërsinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare. Me 1998 ka botuar librin me poezi ,,Dromca vitesh" (1998).
Nga viti 1990 e këtje ka botuar një mori shkrimesh (kritike dhe recensione) brenda dhe jashtë Kosovës si dhe ka marrë pjesë me kumtesa e referate në tryeza e simpoziume dhe konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës (Shqipëri, Poloni) ku është paraqitur me një kulturë dhe nivel të kënaqshëm shkencor.

Është anëtarë i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.

Nga 23 nëntori 2009 ka qenë Këshilltar për media dhe marrëdhënie me publikun në PTK (Postë telekomunikacionin e Kosovës).

Krahas kësaj pune ka vazhduar të merret me studime nga fusha e letërsisë dhe e gjuhës shqipe.

Në maj të vitit 2013 ka botuar librin me kritika dhe studime ,,Në gjurmë të arketipave”, botim i Insititutit Albanologjik të Prishtinës.

Për Drejtor të Bibliotekës Kombëtare është përzgjedhur me 16 maj 2014, ndërsa këtë detyrë e kryen nga 19 qershori i këtij viti.

 

Mr. Bedri Zyberaj
Drejtor i Bibliotekës Kombëtare
të Kosovës "Pjetër Bogdani"

 

 
» LAJME TJERA ...
 
 
» Mr. Bedri Zyberaj drejtor i Bibliotekës Kombëtare
» Biblioteka Kombëtare pasurohet me koleksione të rralla
» Këshilli Drejtues cakton zt. Bedri Zyberaj u.d. të drejtorit
» 69 Vjet të Tempullit të Dijes
» “Java e Bibliotekës në Kosovë” ka krijuar një traditë
» Guri i gdhendur ‘flet’ shqip
» BKK “Pjetër Bogdani” dhe Arkivi i Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
 
     

 

 
         
 

 

     
         

 
     
     
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014