» PËR BIBLIOTEKËN ...
» Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, si institucion bibliotekar kryesor i vendit, përpiqet që të trajtojë me kompetencë dhe me një intensitet të kënaqshëm çështjet e traditës, por edhe të sotmes të kulturës dhe historisë që janë të lidhura me Kosovën dhe kosovarët.
» Qëllimi i saj kryesor është që të gjithë qytetarëve të integruar në botën e informacionit në zhvillim, pa dallim moshe, kombi, race, feje, t’u sigurojë qasje të lirë dhe të pakufizuar në dije, mendim, kulturë dhe informacion, të kenë mundësi të vlerësimit të të arriturave shkencore, arteve, dhe të trashëgimisë kulturore përgjithësisht.

» Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është pasuri e trashëguar e popullit dhe si e tillë është thesar i çmueshëm për çdo kosovar që jeton në Kosovë dhe përtej kufijve, duke qenë se mbledh, pasuron dhe ruan këtë trashëgimi, është njëkohësisht edhe pjesë përbërëse e kulturës së përgjithshme evropiane.

 
  » LAJME TË NDRYSHME ...









 
       
» Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
     

Sesion bibliotekar me temën:
 
Sistemi i Integruar Aleph500 në Bibliotekat e Kosovës


Me 4 shtator 2008, në BKUK, u mbajt Sesioni bibliotekar me temën: Sistemi i Integruar Aleph500 në Bibliotekat e Kosovës.
 
Në këtë sesion morën pjesë mese 100 bibliotekarë nga të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe zyrtarë të arsimit e kulturës.
Ky sesion kishte për qëllim njoftimin e bibliotekarëve, profesionistëve dhe vendimmarrësve për biblioteka lidhur me fazën e parë të modernizimit dhe automatizimit të bibliotekave publike të Kosovës. Automatizimi i bibliotekave në Kosovë është i domosdoshëm, duke u mbështetur në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë kosovare.
 
Ky sesion kontribuoi në këtë drejtim,duke ofruar një platformë dhe projekte konkrete për realizimin e këtij synimi të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe bibliotekave të tjera publike në Kosovë.
 
Sesioni u zhvillua në dy pjesë ku referuan dhe paraqitën kumtesa e prezantime:
 
1. Dr. Sali Bashota, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, i cili mbajti një fjalë hapjeje:
Fjala e hapjes e Dr. Sali Bashotës në këtë sesion; » më gjërsisht ...
 
2. Besim Kokollari, Udhëheqës i programit Aleph500, me temën: Projekti Aleph në rrjetin e bibliotekave të Kosovës; » më gjërsisht ...
 
3. Ramush Zeka, Shef i departamentit të TI-së, me temën: Administrimi harduerik dhe softuerik i SIB Aleph500;
 
4. Lavdije Rrahmani, Shefe e departamentit të pasurimit, me temën: Aleph-i dhe procesi i pasurimit të koleksioneve në BKUK.
 
5. Bukurije Haliti, Shefe e departamentit të katalogimit, me temën: Katalogu dhe katalogimi - perspektivat e zhvillimit të programit Aleph në Kosovë.
 
Sesioni u përcoll me diskutime dhe debate konstruktive, ku të pranishmit paraqitën pikëpamje të ndryshme lidhur me zhvillimin dhe modernizimin e bibliotekave të Kosovës.

 

 
           
       
  » BURIME ELEKTRONIKE: Ebsco, Gale, Oxford Journals ...
EBSCO    EBSCO përmban dhjetë baza të të dhënave të profileve të ndryshme. Academic Search Premier - bazë multi-diciplinare. GALE_LitRC Biblioteka ka qasje në dy baza të të dhënave të Gale, në Literature Resource Center dhe Biography Resource Center.
GALE_BioRC   Biblioteka ka qasje në dy baza të të dhënave të Gale, në Literature Resource Center dhe Biography Resource Center.   OXFORD JOURNALS   Është bazë e të dhënave me renome botërore. OJ ofron qasje në 200 revista elektronike, shumica prej tyre të publikuara në bashkëpunim me Akademitë e Shkencave më prestigjioze në mbarë botën.

OXFORD Scholarship   Oxford Scholarship Online është bazë e të dhënave, ku përdoruesi mund të ketë qasje në librat elektronikë në fusha të ndryshme nga ekonomia, financat, filozofia, shkencat politike, biologjia, historia, letërsia, fizika, psikologjia etj

  My Athens   My Athens Ju krijon mundësinë e qasjes në Burimet Elektronike të BKUK - së, edhe nëse jeni jashtë lokaleve të saj...
Electronic Journals   ndërkaq selia e saj e fundit ishte një ndërtesë me 1200 metra katrorë, hapësirë e shfrytëzuar.   DOAJ   Me pasurimin e shpejtë të fondeve bibliotekare, me zhvillimin e seksioneve të Bibliotekës,
Burime muzikore          
Shko lartë