»Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall Konkurs

 

Prishtinë, 23 nëntor 2018

Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" shpallë:

K O N K U R S

 

I.
Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjetër Bogdani”
Titulli i punës: Zyrtar për Biblioteka (pesë vende pune)
Kategoria funksionale /Koeficienti: 6
Numri i referencës: 1 - AR/550 / JP00035660
Vendi: Prishtinë

II.
Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjetër Bogdani”
Titulli i punës: Zyrtar i Pasurisë
Kategoria funksionale /Koeficienti: 7
Numri i referencës: 02/2018
Vendi: Prishtinë

 

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar Konkursin

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar Aplikacionin

 

 
 
 
»Njoftim për kandidatin e suksesshëm

 

Prishtinë, 11 shtator 2018

 

 

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar njoftimin

 

 

 
 
 
»Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall Konkurs

 

Prishtinë, 27 korrik 2018

Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" shpallë:

K O N K U R S

 

I.
Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës   Pjetër Bogdani”
Titulli i punës: Zyrtar për Biblioteka (dy vende pune)
Kategoria funksionale /Koeficienti: 6
Numri i referencës: 1 - AR/550 / JP00033945
Vendi: Prishtinë

 

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar konkursin

 

 
 
 
»Njoftim për anulim të pjesshëm

 

Prishtinë, 8 maj 2018

 

 

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar njoftimin

 

 

 
 
 
»Njoftim për kandidatin e suksesshëm

 

Prishtinë, 24 prill 2018

 

 

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar njoftimin

 

 

 
 
 
»Njoftim për kandidatin e suksesshëm

 

Prishtinë, 10 prill 2018

 

 

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar njoftimin

 

 

 
 
 
»Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall Konkurs

 

Prishtinë, 17 mars 2018

 

Bazuar Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, L. nr. 03/L–149, dhe Rregulloren nr. 02/2010, për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës   ”Pjetër Bogdani”:

NJOFTIM PER ZGJATJEN E PRANIMIT TË APLIKACIONEVE
Biblioteka Kombëtare e Kosovës ”Pjetër Bogdani”: njofton se për të arritur pranimin e balancuar të aplikacioneve nga aspekti gjinor dhe etnik zgjat edhe për 7 dite kalendarike pranimin e aplikacioneve për pozitat;

  1. Dy (2) Zyrtarë për Biblioteka
  2. Zyrtar Certifikues
  3. Zyrtar i Prokurimit
  4. Zyrtar i Pasurisë

 

Na osnovu Zakona o Civilnoj Službi Republike Kosovo, br. 03/L-149, Pravilnika br. 02/2010 o procedurama Zapošljavanja pri Civilnoj Službi Republike Kosovo, Nacionalna Biblioteka Kosova ”Pjetër Bogdani”:

OBAVEŠTENJE O PRODUŽENJU PRIMANJA APLIKACIJA
Nacionalna Biblioteka Kosova ”Pjetër Bogdani”: obaveštava vas da u cilju dostizanja za balansni prijem aplikacija  sa polnog i etničkog aspekta ,nastavlja se  za još  7 kalendarskih dana primanje aplikacija za sledeće poziciju;

  1. Službenik za Biblioteke (dva radna mesta)
  2. Službenik za certifikovanje
  3. Službenik za nabavke
  4. Službenik za imovine

 

 
 
 
»Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall Konkurs

 

Prishtinë, 2 mars 2018

Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" shpallë:

K O N K U R S

 

I.
Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës   Pjetër Bogdani”
Titulli i punës: Zyrtar për Biblioteka (dy vend pune)
Kategoria funksionale /Koeficienti: 6
Numri i referencës: 01/2018
Vendi: Prishtinë

II.
Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës   Pjetër Bogdani”
Titulli i punës: Zyrtar Certifikues
Kategoria funksionale /Koeficienti: 8
Numri i referencës: 02/2018
Vendi: Prishtinë

III.
Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës  Pjetër Bogdani”
Titulli i punës: Zyrtar i Prokurimit
Kategoria funksionale /Koeficienti: 7
Numri i referencës: 03/2018
Vendi: Prishtinë

IV.
Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës   Pjetër Bogdani”
Titulli i punës: Zyrtar i Pasurisë
Kategoria funksionale /Koeficienti: 7
Numri i referencës: 04/2018
Vendi: Prishtinë

 

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar konkursin

 

 

 
 
 
»SHPALLJE PËR APLIKIM

 

Prishtinë, 28 dhjetor 2017

 

SHPALLJE PËR APLIKIM
Për projektin Bibliografia e Librit Shqip në Kosovë 1912-1999

Bartës i Projektit: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në  Prishtinë
Kohëzgjatja e projektit: 10 (dhjetë) muaj

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë punëtorët e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe punëtorët e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

Kriteret:

  1. Të kenë të kryer PSP dhe së paku tri vite përvojë punë në Bibliotekari
  2. Të kenë njohuri të përgjithshme në fushën e kërkimit bibliografik
  3. Një CV ku dëshmohen të dhënat e cekura në pikën 1 dhe 2
  4. Një koncept themelor të idesë për Bibliografinë Kombëtare të Librit Shqip në Kosovë
  5. Një përshkrim detajues për fushat ku mund të kontribuonin në projektin e Bibliografisë Kombëtare të Librit Shqip në Kosovë

Kohëzgjatja dhe angazhimi në projekt si dhe kompensimi për punët e kryera rregullohen me Marrëveshje për shërbime të veçanta.
Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve dhe Ueb-faqen e  Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Dokumentacioni duhet të dorëzohen në zyrën e personelit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Sheshi “Hasan Prishtina”, prej orës 10.00 deri në 15.00.

 

Më 28.12.2017, Prishtinë
Menaxheri i personelit, z. Izet Abdyli

 
 
 
»Njoftim për kandidatin e suksesshëm

 

Prishtinë, 15 nëntor 2017

 

 

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar njoftimin

 

 

 
 
 
»Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall Konkurs

 

Prishtinë, 21 shtator 2017

Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" shpallë:

 

K O N K U R S

 

Titulli: Zyrtar për Biblioteka 1 AR/550 / JP00019326
Paga: Koeficienti i grades 6
Lloji: Me orar të plotë 40 orë
Orari i punës: E martë – e premte, 12:00 – 20:00; të shtunave prej 07:00 – 14:00
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit punë provuese me mundësi të vazhdimit të përhershëm
Vendndodhja e pozitës: Këndi Amerikan në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
Procedura e konkurrimit: E hapur për kandidatë të jashtëm

 

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar konkursin

 

 

 
 
 
»Njoftim për kandidatin e suksesshëm

 

Prishtinë, 8 shtator 2017

 

 

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar njoftimin

 

 

 
 
 
»Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall Konkurs

 

Prishtinë, 22 gusht 2017

Biblioteka Kombëtare e Kosovës

shpall

K O N K U R S

(Marrëveshje për shërbime të veçanta)

Pozita: Asistent/e i/e dytë e Programit të Këndit Amerikan në Prishtinë
Paga: 250€ në muaj (bruto)
Lloji: Me orar të reduktuar - 25 orë në javë
Orari i punës: E hënë – e premte, 14:00 – 19:00
Kohëzgjatja e kontratës: Nëntë (9) muaj nga data e punësimit me mundësi vazhdimi (3 muaj punë provuese)

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar konkursin

 

 

 
 
 
» Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall Konkurs

 

Prishtinë, 22 maj 2017

Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall

K O N K U R S

(Marrëveshje për shërbime të veçanta)

Pozita: Asistent/e i/e dytë e Programit të Këndit Amerikan në Prishtinë
Paga: 250€ në muaj (bruto)
Lloji: Me orar të reduktuar - 25 orë në javë
Orari i punës: E hënë – e premte, 14:00 – 19:00
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit nga data e punësimit (3 muaj punë provuese)

Klikoni në këtë lidhje për ta shkarkuar konkursin

 

 

 
 
 

 
     
 
 
» EDICIONI XIV-të I JAVËS SË BIBLIOTEKËS NË KOSOVË

     
 
 

Prishtinë, 12 prill 2016

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, të martën, ka hapur edicionin e katërmbëdhjetë të Javës së Bibliotekës me temë “Dokumentimi i realitetit historik të Kosovës”, veprimtari kjo që do të mbahet gjatë kësaj jave nga 12 prill deri më 16 prill 2016.
Viti i katërmbëdhjetë i Javës shënon vazhdimin e një përkrahje të fuqishme të Javës së Bibliotekës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe shënon vazhdimin e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

 

 
 

Edicioni i kësaj Jave ka marrë një mbështetje të fuqishme edhe nga komuna e Pejës, Prizrenit, Ferizajt, në të cilat, po ashtu, do të zhvillohen veprimtari gjatë Javës së Bibliotekës në Kosovë. Mysafire special e Javës së Bibliotekës në Kosovë, është Alexandra Kelly nga Biblioteka Publike e Nju Jorkut, ardhjen e së cilës e ka mundësuar Ambasada e Amerikane në Kosovë.

 
 

Në ceremoninë e hapjes së “Javës së Bibliotekës” mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, përfaqësues nga Ambasada e Amerikës, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë - z. Qemal Minxhozi, Rektor i Universitetit të Prishtinës - z. Marjan Dema, profesorë, shkrimtarë, botues, si dhe përfaqësues të kulturës e të politikës. Biblioteka Kombëtare e Kosovës nga ky vit, përkatësisht nga kjo Javë, do të përfshijë në veprimtarinë e vet edhe Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe që tashmë njëra nga ditët e Javës së Bibliotekës në Kosovë do të jetë ditë e promovimit dhe veprimtarive që vijnë nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

 
 
 

Këtë Javë, BK e Shqipërisë ka sjellë në Kosovë ekspozitën: “Qytetet e Kadaresë”, ndërsa që është organizuar midis dy bibliotekave kombëtare - të Shqipërisë dhe të Kosovës, konferenca e përbashkët shkencore për veprën e Kadaresë: “Kadare - leximi dhe interpretimi”, në të cilën kanë referuar studiues të të dy vendeve.

 
 

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në këtë veprimtari të javës ka marrë pjesë edhe me promovime të botimeve profesionale dhe bibliografike: Aftësimi në Informacion përmes Teknologjive të Reja dhe Komunikimit - Aktet e Konferencës së Shkencës së Bibliotekave dhe Informacionit Shqipëri-Kosovë 2014, si dhe me Bibliografinë e librit shqip 1945-1958 (vëllimi III), përmbyllje e etapës së fundit të Bibliografisë Retrospektive të Librit Shqip.
Në hapje të kësaj veprimtarie, Drejtori i BKK “Pjetër Bogdani”, z. Fazli Gajraku është shprehur se edicioni i sivjetmë me gjithë aktivitetet dhe veprimtaritë,

 
 
 

synon të kryej funksionin e një ndërgjegjësimi publik për të promovuar kulturën bibliotekare, për të nxitur përdorimin e bibliotekës, por edhe përkrahjen e tyre. Ai vlerësoi se Java është dhe duhet të jetë javë e një respekti kombëtar për bibliotekat dhe bibliotekarët, të përkushtimit ndaj tyre, të cilët e mirëmbajnë kujtesën për kulturën dhe dijen njerëzore.

 
 

Ndërsa, sa i përket temës së këtij edicioni të Javës së Bibliotekës, Drejtori Gajraku tha se “kjo temë vjen në kohën kur domosdo duhet të flasim me koncepte teorike e empirike si të nisim të zbatojmë një lloj kontrolli bibliografik të materialeve të shkruara, të imazheve e të zërave, për t’i evidentuar, për t’i grumbulluar e për t’i ruajtur, sepse ato janë në një hapësirë të pakontrollueshme dhe krejtësisht të pasigurt”. “Frikësimet se po humbet një pjesë e historisë dhe e kulturës sonë, janë legjitime. Sepse, kryesisht vetëm libri dhe gazetat e revistat, po hyjnë në bibliotekë, dhe jo edhe materialet e tjera

 


 
 

me të cilat prodhohet sot kultura në botë dhe ky është njëri nga shembujt e fundit të këtij frikësimi të vazhdueshëm”, ka thënë Gajraku, tek ka shtuar se bibliotekat duhet ta ruajnë kujtesën e një populli.
Në emër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, përshëndeti zv. Drejtori i Sektorit për Marrëdhënie me Publikun, z. Mark Naylor, i cili theksoi se Ambasada është krenare që po i sponsorizon edhe këtë vit aktivitetet e Javës dhe që po u jep mundësi Bibliotekave të Kosovës që të tregojnë punën e mrekullueshme që po e bëjnë. Ai e vlerësoi këtë Javë si një mundësi për të gjithë kosovarët, të festojnë, të ngritin vetëdijen dhe të tregojnë vendin që e kanë bibliotekat për ngritjen e kulturës së Kosovës.

 
 

Z. Naylor, duke folur për kontributin dhënë Javës së Bibliotekës në Kosovë, theksoi se “Ambasada Amerikane rëndom e sponsoron ardhjen e një bibliotekari amerikan që të ligjërojë apo të mbajë ndonjë trajnim. Për Javën e Bibliotekës 2016 donim ta vinim në pah më shumë rolin që e luajnë bibliotekat në bashkësinë ku veprojnë dhe për këtë jemi të nderuar ta kemi mes nesh mysafiren Alexandra Kelly, menaxhere për shërbime me publikun dhe programe me të rritur në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut, e cila e ka projektuar dhe e udhëhequr Projektin e Bibliotekës Publike të Nju Jorkut për Histori Gojore në Bashkësi, prandaj i presim me kënaqësi prezantimet e saj lidhur me këtë projekt, si dhe ligjërimet për rolin e rëndësishëm të bibliotekave si vendtakim dhe përfaqësim i bashkësive ku veprojnë.
Duke folur për rolin fundamental që ka biblioteka në kulturën e Kosovës, z. Naylor tha se dëshiron të theksojë se ky rol vlen edhe për secilën bibliotekë komunale edhe për partnerët tuaj nga institucionet akademike deri te shoqëria civile dhe se ky rol është më i madh sesa thjeshtë koleksionet bibliotekare
dhe kjo ka të bëjë edhe me rolin e dokumentimit dhe të ruajtjes.

 


 
 

Persida Asllani, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, foli për bashkëpunimin institucional Kosovë-Shqipëri. “Tashmë siç e dini edhe ju kemi një protokoll bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive të kulturës asaj të Kosovë e Shqipërisë, e në kuadër të kësaj u bë edhe pjesëmarrja tashmë e zyrtarizuar e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në Javën e Bibliotekave, duke e pasur një ditë të veçantë prezantimi, duke sjellë përvojat e saj më të mira.
Kështu menduam që një nga promovimet kulturore të jetë edhe viti kulturor Kadare, pra, pasi që, ky vit është 80-vjetori i lindej së Kadaresë dhe ne gjatë këtij viti kemi bërë ngjarje të ndryshme kulturore, ku një nga këto ngjarje po e shtrijmë edhe në hapësirat kulturore të Kosovës përmes një autori të rëndësishëm siç është shkrimtari Ismail Kadare”, tha ndër të tjera Asllani.

 
 

Ndërsa që për ekspozitën: “Qytetet e Kadaresë”, znj. Asllani tha se kjo ekspozitë, synon të ndërtojë përmes titujve, pasazheve, librave, një nga tiparet më interesante të veprës së Kadaresë, “shkrimin e Qytetit”, shndërrimin e tij në një personazh të mirëfilltë letrar. Natyrshëm, ekspozita “Qytetet e Kadaresë” e nis rrugëtimin me një nga pamjet më mbresëlënëse dhe më ndikuese të veprës së Kadaresë, siç është rrugëtimi brilant në Kujtesën e qytetit të tij të lindjes, Gjirokastrës, që pikërisht për këtë bëhet edhe Qytet universal. Më tej ajo vijon me qytetet e tjera që kanë lënë mbresë jo vetëm në jetën e autorit por sidomos në krijimet e tij: Moska, Stambolli, Tirana, Parisi etj.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në ditën e hapjes së Javës së Bibliotekës, ka ndarë mirënjohje për: Ambasadën e Amerikës në Prishtinë - për kontributin e dhënë në zhvillimin profesional të bibliotekarëve të Kosovës përmes programit Fulbright, për pasurimin e koleksioneve muzikore të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Javës së Bibliotekës dhe të Këndit Amerikan në Prishtinë; për Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani, për donacionin me vlerë

 


 
 

- blerë dhe dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” librin e rrallë të Marin Barletit: “Jeta dhe të bëmat e shkëlqyera të Atletit të Krishtit Gjergj Kastriotit, princ i epirotëve”, Zagreb, 1743; për Naxhije Doçin, për fondin me vlerë të librave, dhuruar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, si dhe për gazetarin e KTV-së - Durim Abdullahu, për Edicionin “Biblioland”, kushtuar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

 
 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpërbleu me dhurata simbolike - me nga një libër lexuesit më të përkushtuar dhe që shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës: Arjan Mustafa, Mirvet Thaqi, Venhar Sokoli, Hajrie Spanca, Zelfije Zogaj. Po ashtu, Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpërbleu lexuesit më të përkushtuar të disa bibliotekave komunale, në mesin e tyre studentë dhe nxënës, që janë përzgjedhur nga bibliotekat komunale, e këta ishin: Besart Osmani (Prizren), Taulant Husaj (Pejë), Lorina Gashi ( Prishtinë), Elsa Ramizi ( Gjilan), Premtim Ahmeti (Ferizaj), Erika Hoti (Gjakovë).
Java, më pas, ka filluar me seancat e pasdites me dy sesione njëkohësisht. Në Amfiteatrin e Vogël të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ka nisur Konferenca shkencore për veprën e Kadaresë: “Kadare: leximi dhe interpretimi”, në të cilën kanë referuar: Prof. dr. Persida Asllani: Shkrimi i qytetit të përjetshëm, Dr. Osman Gashi: Ismail Kadare dhe identiteti i letërsisë shqipe, Dr. Gazmend Krasniqi: Kadare - Perspektiva poetike, Dr. Nerimane Kamberi: Kadare, shkrimtar përtej kufijve, Dr. Vehbi Miftari: Kadare - Letërsia referenciale (E ndodhura/e ndodhshmja/pasqyrimi; Ma. Anita Lera: Gjeneza e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” në periodikët e kohës.
Në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sesioni kanë filluar me ligjëratën e Alexandra Kelly, zyrtare e Bibliotekës Publike të New York-ut, me temë “Një rol i ri për bibliotekat: mbledhja, ruajtja dhe shkëmbimi i rrëfimeve gojore të bashkësisë”.

 





 
 

Më pas, në veprimtaritë e organizuara nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, ka referuar Msc. Renida Fero për botimet profesionale dhe bibliografike: Aftësimi në Informacion përmes Teknologjive të Reja dhe Komunikimit - Aktet e Konferencës së Shkencës së Bibliotekave dhe Informacionit Shqipëri-Kosovë 2014, si dhe Msc. Brunilda Tahiri, për Bibliografinë e librit shqip 1945-1958 (vëllimi III), përmbyllje e etapës së fundit të Bibliografisë Retrospektive të Librit Shqip.

 
 
     
 
 

 
 

» JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË 2015

     
 
 

Prishtinë, 14 prill 2015

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” hapi sot edicionin e trembëdhjetë të Javës së Bibliotekës në Kosovë, veprimtari kjo që do të mbahet gjatë kësaj jave nga 14 deri më 18 prill. Është kjo veprimtari e cila përkrahet dhe për të cilën ka një përkujdesje të veçantë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e cila gjatë këtyre trembëdhjetë viteve ka qenë shprehje e vullnetit dhe e përkushtimit të komunitetit bibliotekar për t’u bashkuar në idenë si t’i zhvillojmë bibliotekat, si të grumbullojmë, përpunojmë e ruajmë kulturën e dijen e shkruar e të shtypur.

 

 
 
Në hapje të Javës, U.d. i Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës - Tefik Mehmeti, falënderoi Ambasadën Amerikane për përkrahje të kësaj veprimtari dhe, po ashtu Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë për bashkëpunim e mbështetje profesionale. Ai theksoi se Java e Bibliotekës në Kosovë është një veprimtari që po ua kthen vështrimin kah biblioteka – institucioneve që i financojnë dhe i mbështesin ato. Java po aktualizon dhe promovon rëndësinë që kanë bibliotekat për shoqërinë e kulturimin e saj, në kuptimin arsimor, social, politik e ekonomik. Këtë Javë, siç tha ai, priten rezultate në dialogun kulturor të kërkimit të kulturës së shkruar dhe arkivimin e dokumenteve të së kaluarës së Kosovës.

 
 
Në emër të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, përshëndeti zoti Jeffrey Jamison, Drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me Publikun. Z. Jamison e përgëzoi Bibliotekën e Kombëtare dhe bibliotekat pjesëmarrëse të mbarë Kosovës që e kanë rritur dhe zhvilluar Javën e Bibliotekës në një aktivitet profesional për bibliotekarë dhe specialistë të fushave. Për temën kryesore të Javës së sivjetme të Bibliotekës - Koleksionet e veçanta: trashëgimi kulturore dhe intelektuale e Kosovës, z. Jamison tha se “kjo është një temë që e lidh secilën bibliotekë në Kosovë pasi çdonjëra prej tyre ka diçka që t’i ofrojë trashëgimisë së Kosovës.
   
 
Si të veçanta, asnjëra prej tyre nuk mund të pretendojë se e ruan thesarin e plotë të këtij vendi. Ky është një fakt i vërtetë si për Bibliotekën tonë të Kongresit ashtu edhe për Bibliotekën tuaj Kombëtare. Por të përbashkëta, ato mund ta përmbushin këtë objektiv duke bashkëpunuar në ruajtjen dhe ekspozimin e këtij thesari si para popullit të vet ashtu edhe para botës”.

 
 
Në emër të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Prof. Dr. Persida Asllani, përshëndeti hapjen e kësaj veprimtarie, duke e cilësuar komunikimin përmes librit si një nga proceset njohëse më të sigurta e shpesh edhe estetike (duke iu referuar veçanërisht në formë homazhi botimeve të “Rilindjes” së Prishtinës) dhe e ftoi publikun e Prishtinës të çmojë veprën, dorëshkrimet, fotografitë e shkrimet publicistike të dy figurave të shquara letrare, politike e shoqërore të mbarë botës shqiptare.
   
 

Me rastin e Javës, si një veprimtari që është e lidhur ngushtë me kulturën, librin e bibliotekat, Biblioteka Kombëtare ndau mirënjohje për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si vlerësim për përkrahjen që kjo ministri po ofron, duke ndarë buxhet shtesë për të përkrahur projektet e këtij institucioni.
Sivjet çmimi për lexues të dalluar, çmim që jepet për punë, respektim të kodit të mirësjelljes e integritetit të lartë prej lexuesi dhe qasjes së tij në bibliotekë, i është dhënë Ardian Mustafës, Student i Fakulteti Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Javës e Bibliotekës në Kosovë u nis me hapjen e ekspozitës “Noli/Konica, album i një bashkëkohësie”. Kjo ekspozitë është sjellë në Prishtinë nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në përkujtim të 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit dhe 140-vjetorit të lindjes së Faik Konicës.
Ligjërata e parë, pasdite, ishte e Carrie Marsh, Drejtoreshë e Koleksioneve dhe e Bibliotekave të Veçanta, Biblioteka e Kolegjeve të Klaremontit, Klaremont (Kaliforni, ShBA): “Çka është koleksion i veçantë dhe çka janë koleksionet e veçanta?”. Më pas, Dr. Etleva Domi, nëndrejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, trajtoi aspekte të “Trashëgimisë kulturore kombëtare në arenën e ‘demokracisë’ digjitale”, Lavdie Rrahmani (Biblioteka Qendrore Universitare e Universitetit të Prishtinës): “Materialet e rralla - disa faktorë që determinojnë raritetin”, Fazli Gajraku (Biblioteka Kombëtare e Kosovës): “Realiteti i fshirë i Kosovës”.
Gjatë kësaj jave do të organizohen veprimtari kulturore të veçanta në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në bibliotekat rajonale të Prizrenit, të Gjilanit dhe të Pejës, duke përfshirë këtu edhe aktivitetet në Këndin Amerikan në Prishtinë e Prizren.