» Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Arkivi i Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
         
 

Prishtinë, 17 prill, 2014

Qëllimi i nënshkrimit të këtij bashkëpunimi në mes të BKK-së dhe Arkivit Shtetërorë të Kosovës është që këto dy institucione të plotësojnë njëra-tjetrën. Kryeshefi i ASHK, Ramë Manaj u shpreh optimist se do të ishte një sukses i përbashkët në qoftë se do të arrinin ta bënin këtë. Ai falënderoj BKK-në për bashkëpunimet që i kanë pasur gjithnjë. Sipas tij Biblioteka është njëra nga institucionet që Arkivi Shtetëror ka bashkëpunimin më të sinqertë dhe më të afërt.
Arkivi shtetërorë është institucioni më i lartë i arkivës në vend që merret me grumbullimin e dokumenteve me vlerë të përhershme arkivore, me procedura që janë të përcaktuara edhe me akte ligjore. Procedurat e klasifikimit, rregullimit dhe sistemimit të eliminimit futen në kuti dhe i jepen në shfrytëzim klienteles apo hulumtuesve të ndryshëm që mund të jenë persona fizik, qytetarë të rëndomtë dhe persona nga fusha të ndryshme.

Gjithë përpjekjet tona në këto vite janë që të përmirësojmë kushtet, unë besoj që shumë më shumë kemi lëndë arkivore jashtë se sa brenda Arkivit Shtetërorë. Vitin e parakaluar kemi bërë një evidentim dhe kemi parë që kemi gjithsej 1700 metra lëndë dhe 1200 fondëkërkues. Nga buxheti ynë nuk kemi asnjë cent për investime kapitale, pjesa e mirëmbajtjes së objekteve është nën përkujdesje të administratës publike. Kemi limite edhe sa i përket resurseve njerëzore, 30% të lëndës e kemi të parregulluar, sepse nuk kemi pasur mundësi që ta zëmë hapin” u shpreh Manaj, duke treguar në këtë mënyrë kushtet e vështira që ballafaqohet ky institucion. Ai vazhdoi duke thënë që ky realitet e përcjell tash e sa vite këtë institucion, jo vetëm tash pas luftës. “Ende nuk kemi ardhur në prioritet për tu trajtuar tamam si institucion, sepse kur i shohim të tjerët ku janë, dhe ne ku jemi atëherë nuk mund të mos i shfaqë pakënaqësitë”, tha ai.

Ndërsa drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Ramize Bajraktari u shpreh shumë e hapur për t’i ndihmuar këtij institucioni.
“Besoj që kjo marrëveshje do të shtyjë që edhe mediet ta marrin më seriozisht këtë iniciativë që të debatohet dhe të sensibilizohet opinioni për mungesat tona, sepse një arkivë shtetërore nuk bën të lihet pas dore. Tani që jemi bashkë besoj që do të jemi më të fortë. Propozoj që në njërën nga ditët në vijim të organizojmë edhe një debat të hapur që të shohim se si po rrjedhin punët, si i kemi buxhetet tona”, tha Bajraktari, duke e përmbyllur me premtimin që tani e tutje do të jenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Arkivin e Kosovës, jo vetëm në kuadër të “Javës së Bibliotekës” po bashkëpunimi do të ketë vazhdimësi.
Dhe në fund të dy përfaqësuesit e institucioneve që nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit e vlerësuan që është një ide shumë e mirë fakti i bashkëpunimit të tyre, sepse sipas tyre janë dy institucione të rëndësishme.

 

 

 

 

 

 
» LAJME TJERA ...
 
 
» Mr. Bedri Zyberaj drejtor i Bibliotekës Kombëtare
» Biblioteka Kombëtare pasurohet me koleksione të rralla
» Këshilli Drejtues cakton zt. Bedri Zyberaj u.d. të drejtorit
» 69 Vjet të Tempullit të Dijes
» “Java e Bibliotekës në Kosovë” ka krijuar një traditë
» Guri i gdhendur ‘flet’ shqip
» BKK “Pjetër Bogdani” dhe Arkivi i Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
 
     

 

 
         
 

 

     
         

 
     
     
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014