Skip to content Skip to footer

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u organizua konkurs letrar me temën “Epopeja e UÇK-së”

Prishtinë, 6 mars 2026

Në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të Eposesë së UÇK-së, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizoi konkurs letrar me temën “Epopeja e UÇK-së”.

Pas vlerësimit të punimeve, me çmimet e para u nderuan nxënësit:

Edita Ismajli, Hana Tetova dhe Eris Laqi.

Gjithashtu, 30 nxënës të tjerë u nderuan me certifikata mirënjohjeje për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë konkurs letrar.

Në këtë konkurs aplikuan me punimet e tyre mbi 350 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga e gjithë Kosova, të cilët konkurruan në tri kategori të krijimtarisë letrare: ese, poezi dhe tregim, me punime të frymëzuara nga Epopeja e UÇK-së.