Skip to content Skip to footer

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, u mbajtën dy aktivitete përkujtimore

Prishtinë, 5 mars 2026

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, u mbajtën dy aktivitete përkujtimore: ekspozita dokumentare “Epopeja e UÇK-së në shtypin e Kosovës 2000–2020” dhe ekspozita fotografike “Ditënetët e Zjarreve në Prekaz” nga fotografi Sefer Aliçkaj.

Me një fjalë rasti, Drejtoresha e Përgjithshme e Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, theksoi se çelja e këtyre ekspozitave është një e dhënë më shumë për të kuptuar se historia është pjesë e identitetit dhe e shpirtit tonë, si dhe se e kemi për borxh t’ua mësojmë gjeneratave të reja se vendet e memories, si Prekazi, janë të gjithkohshme. Ndërsa fotografi Sefer Aliçkaj foli për rëndësinë dhe emocionet që përcjellin fotografitë e ekspozuara.

Këto ekspozita do të jenë të hapura për publikun deri më 12 mars.