Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në përputhje me misionin e saj për zhvillimin dhe avancimin e bibliotekarisë, promovimin e kulturës së leximit dhe pasurimin e trashëgimisë dokumentare, shpall thirrje publike për mbështetje financiare të Individëve për realizimin e projekteve bibliotekare për vitin 2026.
Në kuadër të kësaj thirrjeje do të mbështeten vetëm projektet në temat e mëposhtme:
- Hartimi i bibliografisë së letërsisë shqipe për fëmijë dhe letërsisë së përkthyer (1980–2025)
- Dizajnimi dhe hartimi i Vjetarit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Qëllimi i thirrjes
Kjo thirrje synon të mbështesë realizimin e projekteve në fushën e bibliotekarisë, përkatësisht hartimin e një bibliografie të letërsisë për fëmijë (1980–2025) dhe përgatitjen e vjetarit institucional. Përmes kësaj mbështetjeje synohet krijimi i botimeve profesionale, të strukturuara dhe kredibile, si dhe një prezantim më bashkëkohor dhe vizibil i veprimtarisë së institucionit.
Projektet do të kontribuojnë në dokumentimin dhe pasurimin e veprimtarisë letrare dhe institucionale, duke ofruar botime me vlerë për studiuesit, bibliotekat dhe publikun e gjerë, si dhe duke nxitur kulturën e leximit, veçanërisht te të rinjtë.
Kriteret e aplikimit:
- Të drejtë aplikimi kanë individët me përvojë në fushën e bibliotekarisë, studimeve letrare, dizajnit grafik apo fusha të ngjashme;
- Projekt-propozimi duhet të jetë i qartë, i realizueshëm dhe në përputhje me objektivat e thirrjes;
- Aplikuesit duhet të dorëzojnë planin e punës, buxhetin e detajuar dhe afatet e realizimit.
Buxheti
Shuma maksimale e mbështetjes financiare për një projekt është deri në 5, 000 euro.
Afati i aplikimit:
Afati për dorëzimin e aplikimeve është 30 ditë nga publikimi i thirrjes, deri më 6 qershor 2026, ora 15:00
Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën: info.bkk@rks-gov.net.
Dokumentacioni i Thirrjes:
