Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u mbajt një takim letrar me shkrimtaren Jehona Kicaj. Kicaj solli për publikun fragmente nga romani i saj “ë” dhe ndau reflektime mbi temat dhe shtresimet e veprës së saj.
Ngjarja, e organizuar në bashkëpunim me Goethe-Zentrum, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, mblodhi dashamirë të librit dhe të letërsisë në këtë takim të ngrohtë dhe frymëzues.
Pas leximit, u zhvillua një diskutim i hapur dhe dinamik me publikun, ku u trajtuan frymëzimi, prapaskenat dhe procesi krijues i romanit.
Biseda u moderua nga Blertë Ismajli dhe Uridije Lajçi, duke krijuar një hapësirë të vlefshme dialogu mes autores dhe pjesëmarrësve.
Ndër të tjera fragmente nga libri, Kicaj lexoi:
“…Këto vargje duhej të më përkisnin mua dhe këto fjalë duhej të ishin gjuha ime; dhe mua më mungonin fjalët për të thënë se gjuha ime nuk i njihte këta tinguj.”�— nga romani “ë”, Jehona Kicaj





