Bazuar në Thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet bibliotekare – kulturore për OJQ për vitin 2025, të datës 12.05.2025, të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës / Divizionit të Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional, në përputhje me Nenin 8, paragrafin 3.2 të Rregullores së Ministrisë së Financave Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, ftojmë organizatat jo qeveritare/shoqërinë civile/njohësit e bibliotekarisë dhe kulturës, të aplikojnë për të marr pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:
– përfaqësues nga OJQ-të
– përfaqësues në cilësinë e njohësit të kulturës
Të drejtë aplikimi kanë:
- Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
- Njohësit e bibliotekarisë – kulturës.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
- Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
- Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
- Të mos jenë të emëruar politik, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Një CV;
- Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
- Përfaqësuesi nga OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga Udhëheqësi i OJQ-së në të cilën dëshmohet se aplikuesi është i punësuar apo i angazhuar në organizatë.
Përfaqësuesit e lartëpërmendur do të jenë anëtarë të Komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt-propozimeve për projekte bibliotekare-kulturore, të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ) sipas thirrjes publike të datës: 12.05.2025.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht, në dy kopje fizike (të shtypur), një për Arkivin e BKK-së dhe një për Divizionin e Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional deri me datën 10.06.2025. në adresën e mëposhtme:
Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Sheshi “Hasan Prishtina”; Zyra e Divizionit të Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional, Nr. 35; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës
BKK-ja do të vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara dhe do të përzgjedhë kandidatë, të cilët do të jenë pjesë e Komisionit Vlerësues të thirrjes publike të datës 12.05.2025., të publikuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës / Divizioni i Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional.