Skip to content Skip to footer

Guida e Bibliotekës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është një ndërtesë e veçantë e projektuar nga arkitekti Andrija Mutnjaković, e njohur për dizajnin e saj unik dhe detajet arkitekturore si shkallët e mermerit dhe hollin e zbukuruar me mozaik. Ajo ofron ambiente të përshtatshme për studim dhe zhvillimin e ekspozitave, ndërsa stafi i kualifikuar është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar përdoruesit.

Biblioteka disponon një gamë të gjerë burimesh, përfshirë libra, gazeta, revista dhe materiale digjitale. Përdoruesit mund të përfitojnë nga interneti falas dhe mund të regjistrohen për 12 euro në vit, që përfshin aksesin në hapësirat dhe burimet e bibliotekës. Vizitat janë pa pagesë dhe mund të bëhen nga e hëna deri të shtunën.

Për më shumë informacion dhe për të mësuar se çfarë mund të shihni, mund të vizitoni Bibliotekën Kombëtare të Kosovës personalisht ose të kontaktoni zyrtarët e bibliotekës përmes adresave elektronike dhe numrave të telefonit, të cilët mund t’i gjeni në menunë: Rreth BKK, nënmenuja: Kontakti.

2 Comments

  • 🖨 + 0.75781323 BTC.GET - https://graph.org/GET-BITCOIN-TRANSFER-02-23-2?hs=6c0991e0092c321ff795e9b3a77a5a4e& 🖨
    Posted 8 March 2025 1:42 am 0Likes

    kf74qa

  • ZAP
    Posted 20 March 2025 9:20 pm 0Likes

    Zaproxy dolore alias impedit expedita quisquam.

Leave a Reply