Bazuar në Thirrjen Publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet bibliotekare-kulturore për OJQ-të, për vitin 2025, të datës 12.05.2025, të shpallur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës / Divizioni për Aftësim dhe Zhvillim Profesional, në përputhje me nenin 8, paragrafi 3.2 të Rregullores së Ministrisë së Financave Nr. 04/2017
mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, si dhe në bazë të thirrjes publike për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit, në këto cilësi:
a) përfaqësues nga OJQ-të;
b) përfaqësues si njohës të fushës së bibliotekarisë dhe kulturës,
të datës 04.06.2025, Komisioni, në bazë të vendimit nr. 163, të datës 10.06.2025, ka përfunduar shqyrtimin e aplikacioneve të pranuara për anëtarë të Komisionit të Vlerësimit.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe verifikimit të përmbushjes së kritereve të përcaktuara në Thirrjen publike, është konstatuar se dy kandidatë i plotësojnë kushtet administrative të kërkuara.