Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit institucional, drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, znj. Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Mehmed Xhemajli nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Prioritet i veçantë i kësaj marrëveshjeje është digjitalizimi i plotë i fondit të gazetës “Rilindja”, një ndër pasuritë më të çmuara të trashëgimisë dokumentare të Kosovës.
Ndër të tjera, marrëveshja synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për shkëmbim të koleksioneve, informacion bibliografik dhe njohuri teknike-teknologjike, digjitalizim dhe veprime kulturore/shkencore.
Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe qasjen më të gjerë në trashëgiminë kulturore dhe dokumentare të vendit


