Skip to content Skip to footer

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u shënua Dita e autorëve evropianë

Prishtinë, 11 dhjetor 2025

Dita e autorëve evropianë u shënua në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”!

Nën moton “Read for Real”, desku i Evropës Kreative, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, organizoi aktivitete të dedikuara lexuesve të vegjël dhe promovimit të kulturës së leximit.

Aktivitetet u pasuruan me pjesëmarrjen e shtëpive botuese “Dukagjini”, “Albas”, “Magjia e Librit” dhe “Armagedoni”, të cilat kontribuuan me ndarjen e librave për lexuesit e vegjël.

Programi i ditës përfshiu lexime të veçanta për fëmijë, ku nxënësit e klasës së dytë patën mundësinë të dëgjojnë novela nga autoret e mirënjohura znj. Dije Demiri, znj. Blerina Rogova Gaxha dhe znj. Erina Rrahmani. Ngjarja vijoi me tryezën e diskutimit “Mundësitë e financimit të sektorit të librit nga programi Evropa Kreative dhe nga MKRS”, ku u trajtuan mundësitë dhe sfidat në mbështetjen institucionale të autorëve, botuesve dhe profesionistëve të librit.

Kjo ditë synon të forcojë lidhjen mes lexuesve dhe krijuesve, duke promovuar rolin e leximit dhe rëndësinë e kulturës së librit në shoqërinë tonë.