Prishtinë, 21 nëntor 2025
Në ambientet e qendrës “Sotir Kolea”, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e BKK-së, znj. Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, z. Piro Misha.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit të deritanishëm mes dy institucioneve dhe krijimit të projekteve të reja të përbashkëta në fushën e kulturës, dijes dhe trashëgimisë.




