Prishtinë, 06.05.2026
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës po fillon nje kurs filologjik mbi ‘Scanderbeide’ poema e parë epike europiane e shkruar nga nje grua, Margherita Sarrochi (1623) kushtuar Skënderbeut.
Kursi do te mbahet në gjuhën anleze nga Prof. Olimpia Gargano, Université Côte d’Azur, e specializuar në imagjinarin e Shqipërisë në letërsinë europiane.
Pjesëmarrësit, në fund të kursit, do te pajisen me 1 ECTC, pasi kursi është strukturuar në 25 orë mësimi, duke filluar nga momenti i regjistrimit, ku do shpërndahet materiali.
Kursi do të mbahet online dhe në prezencë.
Bashkangjitur gjeni Linkun për regjistrim
si edhe ftesën e CV e shkurtër të profesoreshës.
https://forms.gle/QfKedixFupj2pjGC7
Ndihemi të privilegjuar që, përmes bashkëpunimit të suksesshëm me Institutin e Gjuhës dhe Kulturës Italiane dhe Universitetit të Prishtinës, ta sjellim këtë mundësi edhe për studentët tanë në Kosovë.
