Skip to content Skip to footer

Forum: Inteligjenca artificiale dhe shkrimi

Në nder të shënimit të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizon forumin me titull “Inteligjenca artificiale dhe shkrimi”, më 23 prill 2026, nga ora 10:00–12:00, në Hollin e BKK-së.

Ky forum synon të hapë një diskutim kritik dhe ndërdisiplinor mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në procesin e shkrimit, duke trajtuar çështje thelbësore si kufijtë e ndërhyrjes së njeriut në tekstin e gjeneruar nga AI, autorësia dhe bashkautorësia, transformimi i procesit krijues, zbehja e zërit individual të autorit, si dhe sfidat etike që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale në shkrim.

Përmes këtij forumi synohet krijimi i një hapësire reflektimi dhe dialogu kulturor ndërmjet studiuesve, shkrimtarëve, ekspertëve të teknologjisë dhe përfaqësuesve të institucioneve kulturore.

Panelistët:

Anton Berishaj,

Profesor i asocuar në departamentin e Letërsisë shqipe në UP,

Gëzim Aliu,

Shkrimtar/

Këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik

Artan Kajtazi,

Gazetar, RTK

Zjarrta Osmani,

Zv. Drejtoreshë e Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e përafërta,

Ministria e Kulturës dhe Turizmit

Valmir Hazeri,

Ekspert i teknologjisë digjitale dhe inovacionit.

Ju mirëpresim!