Me mbështetjen e FINCA-s, amfiteatri i vogël në Bibliotekën Kombëtare është funksionalizuar.
Kjo ndërhyrje u realizua pas marrjes së lejes nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe nën mbikëqyrjen e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, duke respektuar plotësisht standardet për mbrojtjen e objekteve me vlerë historike dhe kulturore.
Falë këtij kontributi, hapësira tashmë ofron kushte moderne dhe atraktive për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe edukative brenda Bibliotekës Kombëtare.
Faleminderit për kontributin e çmuar, Finca Kosovë.





