Skip to content Skip to footer

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të organizojë për herë të parë takimin vjetor të drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës juglindore (SEENL)

Prishtinë, 23 tetor 2025

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka kënaqësinë të njoftojë se, për herë të parë, do të jetë nikoqire e takimit vjetor të drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës juglindore (SEENL), i cili do të mbahet në Prishtinë, nga 28 deri më 30 shtator 2026.

Ky takim përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për bibliotekarinë dhe bashkëpunimin kulturor në rajon, duke mbledhur drejtuesit e bibliotekave kombëtare nga vendet e Evropës juglindore me qëllim të shkëmbimit të përvojave, zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe forcimit të rrjetëzimit ndërinstitucional.

Kandidatura e Bibliotekës Kombëtare për organizimin e këtij takimi në Kosovë është mbështetur nga shumica e anëtarëve të Rrjetit të Bibliotekave Kombëtare të Evropës juglindore, (SEENL) dhe paraqet një vlerësim të rëndësishëm për rolin dhe kontributin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në fushën e kulturës dhe dijes në rajon.

Detaje të mëtejshme rreth programit të takimit dhe aktiviteteve përcjellëse do të bëhen publike në muajt në vijim.