Skip to content Skip to footer

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi u zhvillua mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi u zhvillua mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, znj. Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës, znj. Sara Lammens.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryenegociatori dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, z. Agron Bajrami, e gjithashtu znj. Kimete Mitrovica Basha nga fondacioni Ydriz Basha i Novosejt.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bibliotekarisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të vizitës, stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e bibliotekës në Belgjikë, duke përfshirë koleksionet e veçanta, dorëshkrimet dhe librat e rrallë. Po ashtu, ata u njohën me proceset moderne të digjitalizimit dhe praktikat bashkëkohore të menaxhimit të materialeve bibliotekare.

Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e vlefshme për përfitim profesional dhe shkëmbim përvojash, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja dhe zhvillim të mëtejshëm institucional.