Skip to content Skip to footer

KONKURS LETRAR PËR NXËNËS

Prishtinë, 20.02.2026

KONKURS LETRAR PËR NXËNËS (të shkollave fillore të mesme të ulëta)

Biblioteka e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në shenjë nderimi dhe kujtimi për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, shpall konkursin letrar me temën “Epopeja e UÇK-së”.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta të Republikës së Kosovës.

Konkursi shpallet për këto tri lloje të krijimtarisë letrare:

Ese

Poezi

Tregim

Krijimet duhet të kenë përmbajtje të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”.

Punimet duhet të jenë me emër dhe mbiemër të autorit/es, të emrit të shkollës dhe të komunës dhe duhet të përcillen në emailin Info.BKK@rks-gov.net.

Shpallja e tre vendeve të para nga anëtarët e komisionit do të bëhet me datë 6 mars në orën 13.00 në hollin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Fituesit do të shpërblehen me dhurata simbolike, kurse pjesëmarrësit me mirënjohje.

Afati për konkurrim është nga 20.02.2026 deri më 28.02.2026.