»THIRRJA PËR PROJEKT-PROPOZIMET PËR MBËSHTETJEN E INDIVIDIT/AUTORIT PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN E LEIPZIGUT 2024

     
 
 

Prishtinë, 12 shkurt 2024

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” (BKK), në fushën e promovimit të veprimtarisë botuese në Republikën e Kosovës për vitin 2024, rendit ndër prioritetet programore promovimin e kulturës së shkruar dhe të institucioneve botuese publike e private në Panairin e Leipzigut, duke mundësuar edhe promovimin e autorëve të vendit dhe të librave të tyre të përkthyer.

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 
 

Objektivat e përgjithshme të kësaj thirrjeje janë:
- Mbështetja për autorët e pavarur dhe identifikimi e promovimi i autorëve të rinj.
- Përhapja e kulturës së leximit të letërsisë që zhvillohet në Kosovë në gjuhën gjermane dhe gjuhët e tjera të huaja, nëpërmjet zhvillimit e zbatimit të programeve për promovim në panaire ndërkombëtare të librit.
- Zhvillimi dhe përhapja e letërsisë që zhvillohet në Kosovë në gjuhët e tjera të huaja.
- Komunikimi me botues të huaj që janë të interesuar të njohin publikun gjerman me shkrimtarë të Kosovës.

Individët/Autorët në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre.
Shuma e mbështetjes financiare për projektet mund të jetë maksimum deri në 1,500.00 Euro.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data e publikimit të thirrjes dhe përfundon me datën 1 mars 2024, në ora 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.

Në këtë link mund të shkarkoni të gjithë dokumentacionin e Thirrjes.

 
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014