|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 19 korrik 2017
Zëvendësdrejtoresha e re e Sektorit për Marrëdhënie me Publikun e Ambasadës Amerikane, Erin Mains, gjatë javës së parë të punës së saj që tashmë ka filluar në Kosovë, vizitoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Zonja Mains u informua nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës - z. Fazli Gajraku, për një traditë të bashkëpunimit dhe të mbështetjes që bibliotekat në Kosovë kanë marrë nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Gjithashtu, u njoftua edhe për projektet që janë planifikuar të implementohen, si pjesë e planit të punës të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Zonja Mains shfaqi gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtejshëm dhe partneritet mes dy institucioneve tona për realizimin e projekteve të përbashkëta.
Zonja Mains më pas vizitoi ambientet e punës të bibliotekës, duke parë për afër kushtet në të cilat punohet dhe punët që realizohen në disa nga sektorët e bibliotekës.
|
|
|
|
|
|
|