Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” (BKK), në kuadër të angazhimeve të saj për zhvillimin dhe promovimin e kulturës së leximit dhe qasjes në dije, shpall thirrje publike për mbështetje financiare të projekteve bibliotekare-kulturore për organizatat joqeveritare, për vitin 2025.
Qëllimi i Thirrjes:
Mbështetja e iniciativave të OJQ-ve që kontribuojnë në fuqizimin e rolit të bibliotekave si qendra kulturore, edukative dhe komunitare, si dhe në promovimin e kulturës së leximit dhe të trashëgimisë kulturore të shkruar në Kosovë.
Projektet duhet të kenë karakter:
- Profesional dhe cilësor, duke përmbushur standarde evropiane;
- Promovues, që e vendosin bibliotekarinë në qendër të skenës kulturore;
- Kreativ dhe inovativ, me qasje të re dhe përmbajtje përfshirëse;
- Stimulues, që angazhojnë dhe zbulojnë talente të reja;
- Tradicional, që mbrojnë dhe paraqesin vlerat e trashëgimisë së shkruar;
- Kritik, që nxisin debat dhe reflektim kulturor;
- Informativ dhe vetëdijësues, me përmbajtje artistike dhe qasje digjitale;
- Të qasshëm për publikun, përmes formave të pjesëmarrjes digjitale.
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat zhvillojnë aktivitete në fushën e kulturës, edukimit, bibliotekave ose promovimit të leximit.
Shuma maksimale e mbështetjes financiare për një projekt është deri në 5,500.00 euro.
Afati për aplikim:
30 ditë nga publikimi i thirrjes – deri më 12 qershor 2025, ora 15:00.
Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.
Dokumentacioni i Thirrjes:
