Skip to content Skip to footer

Shënimi i 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën Kombëtare

Prishtinë, 17 shkurt 2026

Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u shfaq dokumentari “PËRJETIME TË LIRISË: Rrëfime të qytetarëve për 17 Shkurtin” dhe u hap ekspozita fotografike “Pamje të Pavarësisë: 17 Shkurt 2008”.

Ngjarja u nderua me praninë e Kryeministrit, Albin Kurti, Ministres së Kulturës, Saranda Bogujevci, si dhe ambasadorëve dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Me një fjalë rasti u paraqit Drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës, Blerinë Rogova-Gaxha, e cila theksoi se rikthimi në të kaluarën është rikthim në shtresat e historisë dhe të kujtesës kolektive.

Dokumentari sjell rrëfime të qytetarëve që përjetuan 17 Shkurtin 2008, si dhe të atyre që kanë lindur pas saj, duke treguar ndikimin e kësaj dite në kujtesën dhe identitetin tonë kolektiv.

Ekspozita përfshin fotografi të Adnan Ruhanit, që sjellin fragmente autentike nga përjetimet e ditës që formoi shtetin tonë.