Skip to content Skip to footer

Promovimi i librit “Shani Pallaska Emblemë e një epoke”

Prishtinë, 14 janar 2026

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt promovimi i librit monografik “Shani Pallaska Emblemë e një epoke” nga autori Visar Krusha kushtuar Shani Pallaskës një emër që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe filmin shqiptar dhe që me punën e tij ka shënuar fillesat e artit skenik në Kosovë.

Promovimi u zhvillua në një frymë kujtese dhe mirënjohjeje duke rikthyer vëmendjen te jeta dhe vepra e Pallaskës si dhe te roli i tij i pazëvendësueshëm në ndërtimin e identitetit kulturor shqiptar ndikimi i të cilit vazhdon të ndihet edhe sot.

Ky aktivitet u realizua nga Integra me mbështetjen e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rockefeller Brothers Fund dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Photo credits: MKRS