Java e Bibliotekës 2025
Tema: “Biblioteka, mes traditës dhe inovacionit”
Data: 6-12 tetor 2025
Biblioteka Kombëtare e Kosovës fton studiues, profesionistë të fushës së bibliotekave, arkivave, muzeve, teknologjisë së informacionit, kulturës dhe arsimit, si dhe të gjithë të interesuarit, që të paraqesin kumtesat e tyre për pjesëmarrje në kuadër të Javës së Bibliotekës 2025.
Java e Bibliotekës do të zhvillohet me temën:
“Biblioteka, mes traditës dhe inovacionit”,
duke vendosur në qendër të vëmendjes rolin e bibliotekave në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe avancimin e shërbimeve në epokën digjitale.
Temat e përgjithshme që mund të trajtohen janë:
- Roli i bibliotekave në ruajtjen e trashëgimisë kulturore;
- Inovacionet teknologjike në shërbimet bibliotekare;
- Bibliotekat si qendra komunitare dhe arsimore;
- Digjitalizimi i koleksioneve dhe arkivave;
- Rëndësia e bibliotekave si qendra të dijes dhe kulturës;
- Sfida dhe perspektiva për bibliotekat në epokën digjitale;
- Roli i bibliotekave në promovimin e leximit;
- E drejta e autorit dhe bibliotekat;
- Sfida në arkivimin dhe restaurimin e materialeve të vjetra;
- Iniciativat për digjitalizimin e dorëshkrimeve dhe dokumenteve të rëndësishme;
- Ndikimi i inteligjencës artificiale dhe e-librit në bibliotekat e së ardhmes;
- Ndikimi i inteligjencës artificiale në biblioteka;
- Roli i e-librit në bibliotekat moderne;
Udhëzime për paraqitjen e abstrakteve:
- Gjatësia e abstraktit: deri në 300 fjalë;
- Gjuha: shqip ose anglisht;
- Afati për dorëzimin e abstrakteve: deri më 20 maj 2025;
- Njoftimi për përzgjedhjen e kumtesave: më 1 qershor 2025;
- Afati përfundimtar i dorëzimit të punimeve: më 5 shtator 2025;
- Abstraktet dërgohen në adresën: Info.bkk@rks-gov.net
Të gjitha abstraktet do t’i nënshtrohen një procesi shqyrtimi nga komisioni përkatës. Autorët e përzgjedhur do të njoftohen për përfshirjen në programin zyrtar të Javës së Bibliotekës.