Mirësevini në Bibliotekën Muzikore!
Përdoruesit e dashamirët e muzikës do të gjejnë në Bibliotekën Muzikore në BKK një ambient të përshtatshëm, të qetë, të modernizuar me teknologji, koleksione të reja e të vjetra, si dhe llojllojshmëri formatesh në koleksionet e saj.
Biblioteka Muzikore kryen dhe ofron një varg shërbimesh profesionale për përdorues. Ato janë:
Shërbimi i katalogimit dhe klasifikimit. Personeli i Bibliotekës Muzikore përpunon në vijimësi dhe në mënyrë bashkëkohore të gjitha materialet muzikore me të cilat pasurohet kjo bibliotekë. Kjo nënkupton se të gjitha materialet e përpunuara vihen automatikisht në dispozicion të përdoruesit përmes katalogut elektronik të BKK-së, që mund të gjendet në internet në: www.biblioteka-ks.org/Katalogu.php.
Shërbimin për përdorues. Biblioteka Muzikore është e hapur për përdorues. Ata mund t’i shfrytëzojnë të gjitha koleksionet në ambientet e kësaj biblioteke. Biblioteka ofron kushte ideale për përdoruesit e saj përmes burimeve tradicionale dhe elektronike, teknologjisë për qasjen e tyre dhe personelit që është në dispozicion në çdo kohë.
Agjencia kombëtare e ISMN-së. Personeli i Bibliotekës Muzikore është përgjegjës i Agjencisë Kombëtare të Numrit Standard Ndërkombëtar të Muzikës. Në kontekst më të gjerë, kjo agjenci është në koordinim të plotë me Agjencinë Ndërkombëtare të ISMN-së, duke qenë se BKK është anëtare e saj që prej vitit 2003. Ky është një shërbim që kjo bibliotekë ua ofron falas botuesve muzikorë të Kosovës.





