Hasan Mekuli (1929-1996) ishte një nga studiuesit dhe kritikët më të shquar të letërsisë botërore në Kosovë dhe më gjerë. Ishte kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re” dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, në të cilin kontribuoi për zhvillimin e kritikës letrare dhe edukimin e brezave të rinj.
Edhe pse sa ishte gjallë nuk ka botuar asnjë libër, një përmbledhje me shkrime të tij kritike për libra është botuar pas vdekjes së tij, marrë nga revista të ndryshme letrare.
Mekuli ishte intelektual i guximshëm dhe i panënshtrueshëm, me ndikim të madh në letërsinë dhe kritikën letrare shqiptare.
Mekuli ishte një ndër figurat kryesore në themelimin e Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu, ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e arsimit dhe shkencës në Kosovë.
Biblioteka e tij personale iu dhurua BKK-së në prill të vitit 2013, dhe përmban mbi 5 831 tituj librash dhe revistash, kryesisht letërsi botërore. Po ashtu, koleksioni përfshin dorëshkrime, punime, shkrime të ndryshme dhe pjesë të revistave dhe të gazetave. Përpos këtij koleksioni të rrallë e të vlefshëm, BKK-së iu dhuruan edhe disa objekte personale të tij, si vitrinat, tavolina e punës, çantat e dorës, fotot e tij personale.





