Esad Mekuli (1916-1993) ishte poet, përkthyes dhe akademik shqiptar nga Kosova. Ishte, gjithashtu, një figurë e rëndësishme kulturore dhe arsimore. Ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e arsimit dhe botimeve shqipe në Kosovë.
Esad Mekuli ka lindur në Plavë. Ka studiuar për mjekësi në Beograd, por letërsinë dhe gazetarinë i pëlqente shumë dhe gjatë gjithë jetës është marrë me to.
Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe ndër nismëtarët dhe themeluesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Më 1949 themeloi revistën letrare “Jeta e re”.
Ai, përpos poet i mirë, ishte përkthyes i shkëlqyeshëm. Ka lënë pas një trashëgimi të pasur letrare. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë më të njohura të poezisë shqipe dhe botërore. Për shkak të angazhimit të tij politik, Mekuli vuajti persekutime nga regjimi komunist, duke kaluar nëpër periudha të vështira, përfshirë burgosje dhe dënime. Përveç veprimtarisë politike, Esad Mekuli ka lënë trashëgimi të rëndësishme si një figurë e respektuar e lëvizjes kombëtare shqiptare.
Biblioteka personale e Esad Mekulit, e cila iu dhurua Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, është një pasuri e madhe kulturore dhe historike. Kjo bibliotekë mban në vete kujtime të paharruara nga jeta dhe veprimtaria e shkrimtarit dhe intelektualit të shquar, krijimtarinë e tij letrare, dokumente historike të kohës, mirënjohje të shumta, dhurata të ndryshme që ka marrë gjatë jetës dhe fletore ku ka shënuar mendimet e tij të thella.
Kjo bibliotekë është një thesar i kulturës, që pasqyron angazhimin e palodhshëm të Mekulit për atdhenë dhe artin.





