»Biblioteka Kombëtare e Kosovës rifillon aktivitetin e saj të shërbimit me përdorues

     
 
 


Prishtinë, 28 shtator 2020

Të nderuar përdorues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës,

Duke filluar nga data 5 tetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) ka marrë të gjitha masat e sigurisë për rihapje të pjesshme të sallave të leximit për përdoruesit, në respektim të protokolleve për të luftuar përhapjen e Covid 19 dhe me regjim të kufizuar operativ.


 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 
 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ofron shërbimet e saj në përputhje me masat e rekomanduara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me masat dhe udhëzimet e nxjerra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik e Ministria e Shëndetësisë, si dhe udhëzimet e rekomanduara nga IFLA për të shërbyer përdoruesit në kohë pandemie në mënyrë që të ndihmojë parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Përdoruesve të Bibliotekës u kërkohet të ndjekin nga afër uebfaqen e Bibliotekës  dhe profilet e saj në rrjetet sociale për të  gjitha njoftimet në lidhje me ndryshimet në kushtet e përdorimit të shërbimeve të Bibliotekës të shkaktuara nga masat anti-epidemike, dhe t’i respektojnë rreptësishtë ato.

Kodi aktual i sjelljes, të cilin të gjithë përdoruesit e BKK janë të detyruar të respektojnë, është si më poshtë:
1.         Numri i përdoruesve në Bibliotekën është i kufizuar, 150 përdorues në të njëjtën kohë. Përdoruesit duhet të kryejnë rezervimet online për të gjitha shërbimet e Bibliotekës në Sistemin elektronik bkk-e-shërbime (manuali i përdorimit). Pra, i gjithë procesi do të kryhet në formë elektronike dhe është shërbim elektronik i rezervimit në baza ditore.
2.         Bartja e maskës në ambientet e BKK është e detyrueshme.
3.         Masa e respektimit të distancës fizike në 2 metra është i detyrueshëm.
3.         Përdoruesve do t’u matet temperatura e trupit me termometër IR pa kontakt në hyrje të Bibliotekës dhe lejohen të hyjnë vetëm ata me temperaturë jo më të lartë se 37.5°C.
4.         Dezinfektues për dezinfektimin e duarve është në dispozicion në hyrje të ndërtesës, si dhe në sallë leximi. Përdoruesit rekomandohen që të dezinfektojnë duart sa më shpesh.

Orari i shërbimit
E hënë-e premte: 09.00-15.00

Rihapja e sallave të leximit
Puna në sallat e leximit është e organizuar bazuar në një rregullim të uljes që lejon mbajtjen e distancës midis të gjithë përdoruesve të paktën dy metra, për të cilën përdoruesit pritet të përdorin vetëm një vend të rezervuar në sistemin elektronik bkk-e-shërbime (numri i ulëses) dhe të etiketuar posaçërisht. Gjithashtu, përdoruesit nuk duhet të mblidhen në grupe në asnjë nga zonat e Bibliotekës. Përdoruesit gjithashtu pritet të kufizojnë lëvizjet e tyre në ambientet e Bibliotekës sa herë që të jetë e mundur, jo vetëm duke qëndruar ekskluzivisht në zonën e caktuar të përdoruesit, por edhe duke përdorur të njëjtat korridore, ashensorë, pajisje tualeti, etj.
Të gjithë përdoruesve që shkelin këtë protokoll, pasi t’u jetë lëshuar një paralajmërim i qartë dhe i drejtpërdrejtë nga stafi i bibliotekës, do të kërkohet të largohen nga mjediset e Bibliotekës, ose do të largohen nga mjediset e Bibliotekës nga punonjësit përgjegjës të Bibliotekës.

Përdorimi i materialeve të bibliotekës
Përdoruesit do të shërbehen me materiale fizike të bibliotekës në sallat e leximit vetëm pasi ta kenë kryer rezervimin për huazim të njësisë (libër, revistë etj.) në sistemin elektronik bkk-e-shërbime, duke aplikuar identifikimin e njësisë për huazim.
Materiali i kërkuar për përdorim do të tërhiqet nga tavolina e qarkullimit nr. 1, ndërsa kthimi do të bëhet në tavolinën e qarkullimit nr. 2. Punonjësi i bibliotekës do të regjistrojë datën e kthimit të materialit. Tavolina e qarkullimit do të dezinfektohet pas çdo tërheqje/kthimi të materialeve.
Materiali i kthyer nga përdoruesi në shportë/kuti do të transportohet në hapësirën e parapërgatitur në Bibliotekë - për dezinfektim dhe karantinë. Karantina përmban një listë të materialeve me të dhënat e kthimit (data dhe ora).

Anëtarësimi
Përdoruesit e rinj të cilët do të regjistrohen në bibliotekë ftohen të plotësojnë paraprakisht formularin elektronik për regjistrim në sistemin elektronik bkk-e-shërbime.
Pas plotësimit të formularit do të fillojë komunikimi elektronik për tërheqje/dërgim të faturës/dëshmisë së bankës dhe përdoruesi do të pajiset me kartelë me paraqitjen e tij në bibliotekë.

Informata shtesë
Në mënyrë që Biblioteka të jetë në gjendje të bëjë të mundur ndjekjen e kontakteve dhe furnizimin me të dhëna të tjera në rrethanat e epidemisë, Biblioteka mban shënime për të gjithë përdoruesit duke përdorur sistemit elektronik bkk-e-shërbime ose shërbimet e sallës së leximit që përfshijnë informacionin e tyre të kontaktit dhe një tregues të saktë të periudhës kohore të kaluar në sallën e leximit.
Të gjithë përdoruesit që janë konstatuar me Covid 19 duhet të informojnë shërbimin lokal të epidemiologjisë për gjendjen e tyre, duhet të informojnë Bibliotekën për prezencën e tyre, duke dërguar email në info.bkk@rks-gov.net ose duke kontaktuar në +38338212416. Në këtë kontekst, përdoruesit duhet të bëjnë një përpjekje për të kujtuar kontaktet e tyre të ngushta dhe vendet ku ata shkojnë dhe të jenë në gjendje të sigurojnë të dhëna sa më të sakta që të jetë e mundur për tre ditët e mëparshme nga dita e kërkimit të tyre për të siguruar një informacion të tillë.

 
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014