» Nënshkruhet Marrëveshje partneriteti me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Strasburgut

     
 
 

Strasbourg, 15 tetor 2019

Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Strasburgut, në shoqërimin e Ambasadores së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, znj. Mimoza Ahmetaj, është nënshkruar Marrëveshja e partneritetit midis Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Strasburgut. Marrëveshja është nënshkruar nga z. Alan Colas, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Strasburg dhe z. Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të dyja institucionet bibliotekare pajtohen se do të bashkëpunojnë me një interes të përbashkët për zhvillimin e një partneriteti të bazuar në bashkëpunimin shkencor, profesional, në fushën e digjitalizimit dhe të veprimtarive kulturore. Kjo marrëveshje eshte hartuar me qëllim të konsolidimit, mbi baza kohore afatgjate të këtij vullneti për bashkëpunim. Sipas kësaj marrëveshjeje, gjithashtu, parashihet promovimi i veprimtarive të përbashkëta bibliografike, ekspozitave e botimeve.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, me inicimin e Ambasadores Ahmetaj, i dhuroi Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Strasburgut një kontigjent të koleksioneve prej 141 tituj reprezentativë për historinë e Kosovës, kulturën, sportin etj., përfshirë këtu edhe botimin nëntë-vëllimësh Illyricum Sacrum. Gjithashtu, janë dhuruar edhe tituj të tjerë për Bibliotekën Publike të Strasburgut dhe për Konsullatën së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg.
Si rezultat i bashkëpunimit fillestar, janë paraparë këto fusha të bashkëpunimit në mes të dy bibliotekave: shkëmbimet e botimeve, bashkëpunimi shkencor, informacioni dhe njohuritë teknike, digjitalizimi dhe veprimaritë kulturore.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, përfaqësuesit e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës patën mundësinë të shihnin një koleksion të përzgjedhur albanologjik, pjesë e fondeve të Bibiotekës Kombëtare dhe Universitare të Strasburgut.

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 
 

 

 
     
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014