»HAPET EKSPOZITA “GRAND TOUR ITALIA”

     
 
 

Prishtinë, 11 nëntor 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sot, Ambasada Italiane hapi ekspozitën me titull “Grand Tour Italia” të fotografit Franco Fontana. Kjo ekspozitë u realizua në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime dhe Arkivim të Fotografisë, Këshillin Rajonal dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Kjo ekspozitë e cila u hap për nder të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, mblodhi personalitete të rëndësishme të fushës së kulturës, politikës dhe dashamirës të artit.
Ambasasdori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, në hapje të këtij aktiviteti kulturor theksoi rolin që ka arti për të afruar kulturën e Italisë me atë të Kosovës, ngjashmëritë që i kanë të dyja shtetet dhe rëndësinë që ka promovimi i kulturës së Italisë, kulturës, siç e quajti ai, evropiane dhe jo vetëm italiane.
I pranishëm në hapjen e ekspozitës qe edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradunaj, i cili e vlerësoi këtë ngjarje kulturore si mënyrë të mirë për lidhjen e shtetit të Kosovës me atë të Italisë dhe për vendosjen e marrëdhënieve të mëtejme në mes të të dyja shteteve. Ndër të tjera, z. Haradinaj, e shprehu dëshirën që populli i Kosovës të mund t’i shihte për së afërmi bukuritë e Italisë, jo vetëm përmes fotografive, por edhe përmes vizitimit të këtij shteti.
Fotografi Franco Fontana (Modena, 1933), ekspozita me fotografi të të cilit shënon mbylljen e Javës së Gjuhës Italiane në Botë, cilësohet të jetë një nga eksponentët më të mëdhenj të fotografisë italiane. Fontana që nga vitet e 70-ta ka punuar në kërkim të një stili përbërës thelbësor, bazuar në fushat e ngjyrave. Nëpërmjet fotografive të tij, peizazhi Italian, një figurë gjeometrike pothuajse e përkryer, është i mbështjellë në një atmosferë të tejdushkme që ngjall tonet rilindëse. Hapësirën e mbushin ngjyrat e plota, të verdha, të gjelbra dhe të kaltra. Janë gjuha e një fotografie që punon rreth poezisë së ngjyrës, që vjen për të transformuar natyrën në forma abstrakte.
Në monografinë Skyline (1978), arti i Franco Fontana u njoh ndërkombëtarisht. Në vitin 1999 për CRAF dhe Solomon R. Guggenheim

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 
 

Museum të New York-ut, Fontana ua ka mësuar fotografinë fëmijëve të shkollave fillore njujorkeze. Ai ka bashkëpunuar dhe Qendrën Georges Pompidou, me Ministrinë e Kulturës të Francës dhe të Japonisë dhe në vitin 2006 mori Diplomën Honoris Causa në dizajn nga Politekniku i Torinos. Nga vitet ‘70-të deri më sot ai ka realizuar më shumë se dyzet libra në Itali, Francë, Zvicër, Spanjë, SHBA dhe Japoni dhe punën e tij e ka ekspozuar në më shumë se 400 ekspozita personale dhe kolektive në muzetë dhe galeritë në mbarë botën.
Ekspozita, kuruar nga vetë fotografi Franco Fontana vjen në Prishtinë pas prezantimit në Tiranë,Split, Rijekë, Zagreb, Beograd dhe Cetinje dhe Lignano Sabbiadoro.

 
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014