» Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” pasurohet me koleksione të rralla
         
 

Prishtinë, 25 qershor, 2014

Shoqata e Miqësisë Kosovë - Rumani “Dora D’Istria” ia ka dhuruar të mërkurën Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” një numër të vogël të koleksioneve të dorëshkrimeve të rralla të rilindësve shqiptarë të kolonisë shqiptare të Rumanisë. Të pranishëm në këtë pranim-dorëzim të këtij donacioni ishin drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Bedri Zyberaj, kryetari i Shoqatës “Dora D’Istria”, Pleurat Sejdiu, sekretari i kësaj shoqate, Gazmend Vitaku, kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, Sali Bashota, disa prej anëtarëve të këtij këshilli dhe punonjës të Bibliotekës Kombëtare.

Drejtori i Bibliotekës, Bedri Zyberaj, me rastin e pranimit të këtij donacioni, i falënderoi përfaqësuesit e kësaj shoqate, kurse kujtoi se këto koleksione janë me interes për historinë dhe kulturën kombëtare, njëkohësisht për ruajtjen e kujtesës kombëtare në institucionin më të rëndësishëm kulturor. Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Kosovë - Rumani “Dora D’Istria”, Pleurat Sejdiu, ka thënë se do të bëjë përpjekje t’ia sigurojë dhe t’ia falë arkivin e Shoqërisë “Drita” Bibliotekës Kombëtare. Po ashtu, Sejdiu ka thënë se është në kontakt me disa familje shqiptare në Bukuresht të cilat kanë libra me vlera të mëdha kulturore, që t’ia sjellë ndërkohë edhe ato Bibliotekës Kombëtare.

Ky donacion i dhënë Bibliotekës Kombëtare përfshin: dorëshkrime të Viktor Eftimiut, libra të vjetër dhe të rrallë mbi prejardhjen e shqiptarëve, kulturën e tyre, fotografi dhe fletore shënimesh botuar që nga viti 1851, të cilat koleksione nuk i kishte më parë Biblioteka Kombëtare.

 

 

Pranim-dorëzimi i këtij donacioni:
Pleurat Sejdiu, kryetari i Shoqatës “Dora D’Istria” dhe Mr. Bedri Zyberaj, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani"

 
» LAJME TJERA ...
 
 
» Mr. Bedri Zyberaj drejtor i Bibliotekës Kombëtare
» Biblioteka Kombëtare pasurohet me koleksione të rralla
» Këshilli Drejtues cakton zt. Bedri Zyberaj u.d. të drejtorit
» 69 Vjet të Tempullit të Dijes
» “Java e Bibliotekës në Kosovë” ka krijuar një traditë
» Guri i gdhendur ‘flet’ shqip
» BKK “Pjetër Bogdani” dhe Arkivi i Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
 
     

 

 
         
 

 

     
         

 
     
     
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014