|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 16 nëntor 2017
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani" , artisja e 13-vjerçare, Erlisa Çerkini, hapi ekspozitën e saj të parë personale.
Një numër i madh i dashamirëve të artit ishin të pranishëm në hapjen e ekspozitës me piktura të Erlisës, tashmë të vlerësuara nga profesionistë të fushës.
Faton Kryeziu, piktor dhe njëherësh mësimdhënësi i Erlisës në shkollën „Da Vinçi“ , të cilën ajo e ndjek prej vitesh, ndau me të pranishmit momentet e para kur i kishte rënë në sy talenti i kësaj vajze.
Ai vlerësoi se punimet e Erlisës vijnë nga forca e brendshme artistike e Erlisës dhe ndjenja e veçantë që ka ajo për artin e vijës, formës e ngjyrës. Kryeziu u shpreh i bindur se Erlisa do të jetë një nga emrat e mëdhenj të artit bashkëkohor në vend dhe më gjerë.
Erlisa Çerkini u shpreh falënderuese ndaj familjes së saj, mësimdhënësve si dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për mbështetjen që mori. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 23 nëntor, 2017.
Erlisa B. Çerkini u lind më 24 nëntor 2003. Ajo vijon mësimet në shkollën fillore „Elena Gjika“ në Prishtinë. Që nga mosha 10-vjeçare, Erlisa ndjek mësimet për pikturë në studion „Da Vinci, e cila edhe vuri në pah talentin e saj për pikturë.
|
|
|
|
|
|
|