|
 |
|
 |
|
|
» BIBLIOTEKA KOMBËTARE E KOSOVËS "PJETËR BOGDANI" ANËTARËSOHET NË ORGANIN MË TË LARTË BIBLIOTEKAR IFLA
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 21 tetor 2016
Biblioteka Kombëtare e Kosovës me kënaqësi njofton se është hapur një kapitull i ri për këtë institucion, me anëtarësimin e tij në organin më të lartë bibliotekar, IFLA. Lajmi u konfirmua më 20 tetor nga IFLA, pas komunikimeve me zyrtarët e BKK-së, të cilët edhe pranuan kodin e anëtarësimit XK-1000. Vlen të theksohet se Task-Forca si organ i inicuar per t’u themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndihmuar, në bashkëveprim me BKK-në, anëtarësimin e kësaj biblioteke ne IFLA.
Anëtarësimi në këtë institucion, i mundëson Bibliotekës Kombëtare të ndërtojë rrjet profesional ndërkombëtar, të përfshihet në sektorët profesionalë, të formojë agjendën e saj, dhe të jetë pjesë e takimeve vjetore të IFLA-së me të drejtë të plotë vote. Në këtë mënyrë, do të ndërtohen kontakte ndërkombëtare, përmes të cilave do të mund të vlerësohet mbarëvajtja e punës në Bibliotekë, si dhe do t’i hapen dyert Bibliotekës për t’i kontribuar punës bibliotekare në nivel ndërkombëtar.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA) u themelua më 30 shtator, 1927, në Edinburgh, Skotlandë, dhe sot numëron 1300 anëtarë në 140 shtete të botës. Ajo paraqet institucionin kryesor të bibliotekarisë, që përfaqëson interesat e bibliotekave dhe shërbimet informative. Ndryshe njihet si zëri global i profesionit të bibliotekarisë dhe informacionit.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» KOMISIONI PËR ARSIM, SHKENCË, TEKNOLOGJI, KULTURË DHE SPORT I KUVENDIT TË KOSOVËS VIZITOI BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË KOSOVËS
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 14 tetor 2016
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, më 14 tetor, priti në ambientet e saj Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë dhe Sport, të Kuvendit të Kosovës, në përbërje të kryetarit të Komisionit, z. Nait Hasani dhe anëtarëve: Shpejtim Bulliqi, Sali Morina, Teuta Haxhiu, Ismajl Kurteshi, dhe Shukrije Bytyçi.
Në takim, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, e njoftoi Komisionin për projektet dhe aktivitetet që Biblioteka Kombëtare e Kosovës është duke i zhvilluar, si: revizionin e kopjes arkivore të librit shqip, verifikimin dhe plotësimin e periodikut, si dhe spastrimin dhe çregjistrimin e koleksioneve dhe të materialeve bibliotekare.
Biblioteka Kombëtare ka shpalosur planin e krijimit të një katalogu të përbashkët të bibliotekave në Kosovë. Me krijimin e këtij katalogu dhe aplikimin e standardeve të përshkrimit bibliografik për të gjitha llojet e materialeve, synohet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, si: OCLC, WorldCat, Bibliotekën digjitale botërore, etj.
Projekti i digjitalizimit të bibliotekës, vazhdon të jetë prioritet në pikat e rendit, aq më tepër kur, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, qëllimi i të cilit është digjitalizimi i dokumenteve në letër që janë në fondin e bibliotekës, të cilat janë pjesë e kulturës dhe e dijes në Kosovë.
Komisioni është informuar gjithashtu edhe për vështirësitë që biblioteka ka, veçanërisht në infrastrukturë, në mirëmbajtje të koleksioneve bibliotekare në depon ku janë të sistemuara dhe kushtet në të cilat ruhen, në kushtet për përdoruesit e bibliotekës.
Për të parë së afërmi hapësirën dhe gjendjen në të cilën ndodhen koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Komisioni vizitoi depot, ku u informua nga stafi i bibliotekës për përpjekjet që po bëhen në mirëmbajtje të koleksioneve bibliotekare.
Komisioni u zotua se në Kuvendin e Kosovës do të aktualizohen problemet me të cilat po ballafaqohet Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe se ata do të punojnë për jetësimin e këtyre kërkesave.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-leximit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 8 shtator 2016
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-leximit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”. Veseli takoi drejtuesit e këtij institucioni të cilin e vlerëson si një qendër të rëndësishme të dijes, të shkencës, të kulturës dhe të kujtesës tonë historike. Në kuadër të kësaj vizite, ai, gjithashtu, takoi studentët e pranishëm në bibliotekë me të cilët bisedoi për kushtet dhe cilësinë e shërbimeve qe marrin në bibliotekë. “Investimi në dije është faktori më i rëndësishëm që nxit zhvillimin ekonomik të shtetit tonë”, theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës në vizitën që I bëri Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Në fund të vizitës, Veseli u premtoi drejtuesve të Bibliotekës përkrahje në projektet zhvillimore.
|
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» Biblioteka Kombëtare përuroi librin e Noel Malcolmit “Agjentë Perandorakë”
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 19 maj 2016
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u përurua vepra e Noel Malcolmit “Agjentë perandorakë”, libër ky që flet për dy familje të njohura shqiptare të shekullit XVI, Bruti e Bruni.
Në këtë përurim, mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’connoll dhe shumë personalitete të jetës politike, akademike e kulturore të Kosovës.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku u shpreh se ndihet i nderuar ta ketë në bibliotekë si mysafir, një nga dijetarët më të denjë të historisë së Kosovës, dhe shtoi se duke lexuar veprat e Malcolmit, kosovarët mësojnë për kultin e dokumentimit të kulturës së tyre.
Në këtë takim, për librin në fjalë folën historianët Jaha Drançolli dhe Ylber Hysa.
Ndërsa me një fjalë rasti për historinë e këtij libri, për kontekstin politik e shoqëror, për rolin e këtyre dy familje në Evropën e kohës, foli autori Noel Malcolm, i cili u shpreh se ka shkruar një libër për historinë e të gjithë shqiptarëve.
Me këtë rast, në emër të MKRS-së dhe Bibliotekës Kombëtare, në shenjë falënderimi e mirënjohje për punën e historianit Malcolm, ministri Kujtim Shala dhe drejtori Fazli Gajraku, i dhanë atij nga një dhuratë.
|
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» DITA BOTËRORE E LIBRIT DHE E TË DREJTËS SË AUTORIT
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 23 prill 2016
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, më 23 prill, ka organizuar veprimtari kulturore për Ditën Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit.
Në prani të këshilltarit të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Vehbi Miftarit, të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, mësuesve të tyre, si dhe në prani të shumë studentëve, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, z. Fazli Gajraku ka folur për rëndësinë që ka Dita Botërore e Librit.
Ai këtë ditë e njëjtësoi me një festë të mirë për të ruajtur zakonin e leximit të librit nëpërmjet të folurit për librin dhe kënaqësisë së leximit, nëpërmjet emocionit që na jepet në leximin e drejtpërdrejtë, nëpërmjet mundësisë për të dhuruar librin, por edhe për të pranuar librin si dhuratë të çmueshme. Ai theksoi se Dita Botërore e Librit është ditë e të sfiduarit atyre që ngrihen kundër librave ose ata që mendojnë se fuqia e librit është e mundur përballë fuqisë teknologjike. Dhe, për këtë, bibliotekat kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe kanë një detyrim moral që ta bëjnë leximin një kulturë të arritshme. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të përmbushej detyra e Bibliotekës e që është arritja e numrit më të madh të mundshëm të përdoruesve të librit në Bibliotekë.
|
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» BIBLIOTEKA KOMBËTARE DHE SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË - AKTIVITET KULTUROR ME RASTIN E 80 VJETORIT TË ADEM DEMAÇIT
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 21 prill 2016
Në BKK “Pjetër Bogdani”, në 80 vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë, më 21 prill, kanë organizuar veprimtari kulturore përmes ekspozitës së librave, të fotografive, dhe të dorëshkrimeve nga jeta dhe veprimtaria kulturore e këtij autori.
Në ceremoninë e hapjes së këtij organizimi kulturor, në të cilin morën pjesë figura të njohura politike, përfaqësues të institucioneve, veprimtarë, familjarë dhe miq të Adem Demaçit, Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit Organizativ për Shënimin e 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, z. Hydajet Hyseni e vlerësoi lartë figurën e Adem Demaçit. Ai foli për veprimtarinë atdhetare shumëvjeçare të Demaçit si dhe për rolin e madh që ka pasur në proceset politike të shqiptarëve. Hyseni tha se Demaçi është një histori e gjallë dhe si e tillë meriton respektin edhe dashurinë e shqiptarëve, meqë është boshti kryesor i formimit të tyre si shtet.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, formën e kësaj veprimtarie të mbajtur për nder të tetëdhjetë vjetorit të lindjes së Demaçit, e shpjegoi të jetë një përfshirje në një kujtesë emocionale për Demaçin, nëpërmjet fotografive, dorëshkrimeve e librave.
Historia e jetës dhe veprës së Demaçit, u cilësua nga Gajraku si historia më prekëse, e cila siç u shpreh ai do të jetë ndër më të kërkuarat për lexuesin e ardhshëm të Kosovës dhe për këtë Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të punojë për ta plotësuar korpusin e dëshmive shkrimore e jo shkrimore për të.
|
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» EDICIONI XIV-të I JAVËS SË BIBLIOTEKËS NË KOSOVË
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 12 prill 2016
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, të martën, ka hapur edicionin e katërmbëdhjetë të Javës së Bibliotekës me temë “Dokumentimi i realitetit historik të Kosovës”, veprimtari kjo që do të mbahet gjatë kësaj jave nga 12 prill deri më 16 prill 2016.
Viti i katërmbëdhjetë i Javës shënon vazhdimin e një përkrahje të fuqishme të Javës së Bibliotekës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe shënon vazhdimin e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.
Edicioni i kësaj Jave ka marrë një mbështetje të fuqishme edhe nga komuna e Pejës, Prizrenit, Ferizajt, në të cilat, po ashtu, do të zhvillohen veprimtari gjatë Javës së Bibliotekës në Kosovë.
Mysafire special e Javës së Bibliotekës në Kosovë, është Alexandra Kelly nga Biblioteka Publike e Nju Jorkut, ardhjen e së cilës e ka mundësuar Ambasada e Amerikane në Kosovë.
Në ceremoninë e hapjes së “Javës së Bibliotekës” mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, përfaqësues nga Ambasada e Amerikës, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë - z. Qemal Minxhozi, Rektor i Universitetit të Prishtinës - z. Marjan Dema, profesorë, shkrimtarë, botues, si dhe përfaqësues të kulturës e të politikës.
|
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» BURIME ELEKTRONIKE ONLINE
|
|
|
|
|
|
 |
Database EBSCO ofron një numër të madh të bazave të të dhënave bibliografike me tekst të plotë, prej më shumë se 60.000 botuesve nga mbarë bota.
|
|
Libraria OECD është librari OECD online e integruar për libra, revista, punime dhe statistika.
Është gjithashtu portë për analiza dhe baza e të dhënave të OECD’s.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
Ofron e-libra dhe revista të publikuara Edward Elgar Publikime mbi ligjin, biznesin, ekonominë dhe shkencat sociale.
|
|
Cambridge Journals Online ofron qasje në koleksionin multi-diciplinor mbi 330 revista të cilat mbulojnë temat mbi shkencën, teknologjinë, mjekësinë, humanizmin dhe shkencat sociale.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
FMN e-Libraria ka të publikuara më shumë se 11,000 botime, siguron qasje të plotë në bazën e të dhënave statistikore të FMN-së, një burim i rëndësishëm për studim ekonomik dhe analiza.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» BIBLIOTEKAT- INSTITUCIONE TË KUJTESËS NACIONALE
|
|
|
|

|
KUJTIM SHALA
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit |
|
|
|
Tiranë, 25 mars 2016
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, kanë vizituar Republikën e Shqipërisë, ku janë takuar me drejtuesit e institucioneve të kulturës të këtij vendi, ministren e Kulturës, Mirela Kombaro, dhe drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.
Ministri Shala dhe drejtori Gajraku, me ministren Kumbaro dhe drejtoreshën Asllani, kanë biseduar për të konkretizuar bashkëpunimin në fushën e bibliotekave, fazë kjo që i paraprinë nënshkrimit të një marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Po ashtu, dy delegacionet kanë shtruar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve të rëndësishme të kujtesës nacionale, në funksion të dinamizmit të kulturës mbarëkombëtare.
Ndërmjet delegacionit tonë dhe atij të Shqipërisë është biseduar për bashkëpunim në fusha të ndryshme, sidomos në trajnim dhe avancim të stafit bibliotekarë.
Po ashtu, është biseduar që kopjet e detyruara nga botuesit të dyja vende, tash e tutje, të ndahen në dy institucionet përkatëse, ato të Kosovës në Shqipëri, dhe anasjelltas.
Po ashtu, palët kanë biseduar edhe për Programin e Përbashkët Kulturor, veçmas ato aktivitete që lidhet me Kalendarin e Përbashkët Kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Dy bibliotekat janë zotuar të bashkëpunojnë ngushtë edhe për organizmin e konferencave të përbashkëta, që lidhen me ngjarje të rëndësishme të kulturës nacionale.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» BIBLIOTEKA KOMBËTARE - ROL FUNDAMENTAL PËR KULTURËN E VENDIT TONË
|
|
|
|

|
KUJTIM SHALA
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit |
|
|
|
Prishtinë, 24 mars 2016
Në vazhdimësi të komunikimit dhe bashkëpunimit sistematik me institucionet e kulturës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar sot Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku është takuar me Këshillin Drejtues të Bibliotekës Kombëtare dhe drejtorin e kësaj biblioteke - z. Fazli Gajraku.
Drejtuesit i këtij institucioni e njoftuan ministrin Shala me programin e këtij institucioni, me aktivitet e sivjetshme, si ato të brendshme, po ashtu ato që lidhen me Kalendarin e Përbashkët Kulturore me Shqipërinë, dhe sidomos me përpjekjet e vazhdueshme që po bënë ky institucion për të thelluar bashkëpunim ndërkombëtar, në funksion të promovimit dhe afirmimit të mëtejmë të kulturës dhe librit shqip.
Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për digjitalizimin e BKK-së dhe rrjetit të bibliotekave nëpër Kosovë, dhe nevojën që ka ky institucion për avancime profesionale dhe për trajnimin të stafit.
Ministri Shala u informua edhe rreth procesit të investimeve që janë bërë në këtë institucion, dhe veçmas u bisedua për përgatitjen e projektit për renovimin e tërësishëm të këtij institucioni vitin e ardhshëm.
Ministri Kujtim Shala drejtuesve të këtij institucioni u premtoi mbështetje dhe bashkëpunim për tejkalimin e sfidave. Ai u shpreh se roli i bibliotekave në kulturën e një vendi është fondamental, ndaj edhe kërkohet që të punohet edhe më tej në avancimin e rolit të saj në shoqëri.
Më tej ministri Shala u shprehu për nevojën e zhvillimit dhe pasurimit sa më të mirë të koleksioneve të bibliotekave të Kosovës dhe shpërndarjen e librit, në mënyrë që lexuesi të ketë mundësi të gjejë librin e botuar në Kosovë.
Po ashtu, ministri Shala kërkoi nga drejtuesit e BK-së që të bëhet një programim i botimeve me karakter kulturor e bibliotekar.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» DREJTORI I BRITISH LIBRARY PRITI DELEGACIONIN DREJTUES TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS
|
|
|
|
|
|
Londër, 14 - 16 mars 2016
Më 15 mars, delegacioni drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, i prirë nga Muhamet Hamiti, kryetari i Këshillit Drejtues të kësaj biblioteke, Nysret Krasniqi, këshilltar i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fazli Gajraku, drejtor i BKK-së , si dhe Bukurije Haliti, anëtare e Këshillit drejtues, janë pritur në Londër, në një takim të veçantë, nga drejtori ekzekutiv i British Library - Roly Keating, si dhe bashkëpunëtorët e tij - Janet Zmroczek, udhëheqëse e Koleksioneve Evropiane dhe Amerikane, si dhe - Marcie Hopkins, udhëheqëse e Zyrës për Programe Ndërkombëtare.
Në këtë takim, delegacioni i udhëhequr nga kryetari Hamiti, prezantoi gjendjen dhe çështjet që janë me interes për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, siç është përkrahja për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për të qenë pjesë e institucioneve të rëndësishme bibliotekare të Europës. Me shpresë se Kosova do të bëhet së shpejti anëtare e Këshillit të Evropës, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Britanisë së Madhe - Keating, nën udhëheqjen e të cilit drejtohet Konferenca Europiane e Bibliotekave Nacionale të Europës (CENL), premtoi përkrahje në rrugën e anëtarësimit të BKK “Pjetër Bogdani” në këtë institucion bibliotekar të rëndësishëm.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» Fillon trajnimi në fushën e katalogimit
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 14 mars 2016
Ndihmësdrejtoresha e Bibliotekave të Kolegjeve të Klaremontit në Kaliforni, Rebecca Lubas, do të mbajë një trajnim dyjavorë në fushën e katalogimit për punëtorët e bibliotekave të Kosovës, i cili organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Trajnimi do të përfshijë çështje të ndryshme të katalogimit, duke filluar nga rregullat e reja të përshkrimit bibliografik të materialeve bibliotekare, si të librave, botimeve serike, koleksioneve muzikore e deri te përpunimi i dorëshkrimeve, letërkëmbimeve, hartave, materialeve audio-vizuale, objekteve digjitale, e të tjera. Do t’i kushtohet vëmendje e veçantë edhe formave të bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare dhe bibliotekave të Kosovës sa i përket fushës së katalogimit, trajtimit me një qasje të përbashkët të problemeve themelore të përshkrimit bibliografik, dhe të organizimit të trajnimeve teorike dhe praktike që do të mundësonin respektimin e standardeve më të përparuara bibliotekare.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të mund të diskutojnë dhe shqyrtojnë probleme të ndryshme të katalogimit, dhe do të mësojnë nga praktikat e llojllojshme amerikane të përshkrimit të materialeve bibliotekare. Kjo është hera e tretë nga viti 2006 që znj. Lubas vjen në Kosovë, dhe se ka njohuri si për problemet e katalogimit në përgjithësi, ashtu edhe me aplikimin e këtyre standardeve në Kosovë, në veçanti. Si rezultat i një bashkëpunimi afatgjatë me zonjën Lubas, programi aktual i trajnimit është përpiluar në bashkëpunim të ngushtë me të dhe ekspertët e Bibliotekës Kombëtare për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave të bibliotekave të Kosovës.
Ky trajnim mundësohet falë një bashkëpunimi dhe partneriteti të shkëlqyer mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
“Kosova në udhën e pavarësisë”
(Ekspozitë me tituj të zgjedhur, me rastin e 8-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 17 shkurt 2016
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 8-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është çelur ekspozita “Kosova në udhën e pavarësisë”, me tituj të zgjedhur të librave me përmbajtje historike e historiografike, që i përkasin fondit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe që dokumentojnë një histori të udhës nëpër të cilën ka kaluar Kosova përgjatë një shekulli deri në ditën e Pavarësisë.
Ekspozita është konceptuar si një shëtitje emocionale nëpër referenca, si: kohë, vende, subjekte, autorë, protagonistë, për të njohur dhe kuptuar realitete të trashëgimisë historike e politike të Kosovës, që nga nisma e parë e një programi politik të shqiptarëve për pavarësi, që lidhet me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, e deri me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Ekspozita përbëhet nga tituj kryesisht në gjuhën shqipe dhe aty-këtu në gjuhën angleze, gjermane e frënge, nga tituj prej të cilëve më i hershmi i ekspozuar këtu është libri Lidhja e Prizrenit, i autorit Mehdi Frashëri, e botuar në Tiranë nga shtëpia botuese Kristë Luarasi, në vitin 1938.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» PREZANTOHET EKSPOZITA “SINAGOGAT E EUROPËS LINDORE DHE QENDRORE, 1782-1944”
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 15 shkurt 2016
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “ Pjetër Bogdani, më 15 shkurt, është prezantuar ekspozita dokumentare “Sinagogat e Evropës Lindore-Qendrore, 1782-1944”. Ekspozita është organizuar nga Ambasada Hungareze në Prishtinë, në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Në ceremoninë e hapjes, në të cilën morën pjesë ambasadorë të akredituar në Kosovë, njerëz të kulturës e të dijes, përfaqësues e drejtues të institucioneve të Kosovës, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, ka folur për dëshminë relativisht të gjallë që është ruajtur nëpërmjet elementëve përbërës të kulturës së sinagogave, pozitën dhe lidhjen e tyre me komunitetin hebre, në kuptimin fetar e kulturor dhe ndikimin që ato kanë pasur në identitetin kulturor të popullit hebre.
Më pas, ambasadori Markusz, ka kujtuar historinë e popullit hebre, vështirësitë që ka kaluar ky popull, duke shquar më pas edhe faktin se sa shumë personalitet të shquara kanë dalë nga ky komunitet, njerëz të shquar të letërsisë dhe artit, fitues të çmimeve të njohura botërore në fushën e shkencës.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» MINISTRI SHALA TAKON UDHËHEQËSIT E SHTËPIVE BOTUESE
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 27 janar 2016
Më 27 janar, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka realizuar një takim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me udhëheqësit e shtëpive botuese dhe drejtorin e kësaj biblioteke, z. Fazli Gajraku. Z. Shala, në këtë takim, ka folur për politikat funksionale që po ndërtohen nga Ministria për të përkrahur librat, botuesit dhe bibliotekat. Ai i ka inkurajuar botuesit, duke i njoftuar ata për rishikimin e politikave që favorizojnë veprimtarinë botuese, për përmirësimin e gjërave që praktikisht ndonjëherë bëhen pengesë në mbështetje të veprimtarisë botuese, duke tërhequr vëmendjen, gjithashtu, për kujdesin që duhet ta kenë edhe botuesit në përpjekjen e tyre, që politikat e botimeve t’i kenë në përputhje me kërkesat e përdoruesve, në këtë kontekst edhe të bibliotekave publike, edhe pse, sipas z. Shala, botimi nuk është një përpjekje e cila duhet të përputhet gjithmonë me ekonominë.
Zëvendëskryeministri Shala, ka folur edhe për rolin thelbësor të botuesit për të vendosur se çfarë të botojë dhe si të përfitojë si një autoritet i rëndësishëm në procesin e përzgjedhjes sipas kriterit çfarë lexohet dhe se çfarë blihet; se si botuesit duhet të kenë në vazhdimësi tendencë për t’iu përgjigjur kërkesave të publikut / lexuesve, ndërsa që botuesit të mbrohen dhe t’u krijohet lehtësi në veprimtarinë e tyre botuese.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» Kujtesa e Rugovës
(21 janar 2006 – 21 janar 2016)
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 21 janar 2016
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, ka mbajtur veprimtarinë kulturore “Kujtesa e Rugovës”.
Mes shumë të ftuarve, në këtë veprimtari, morën pjesë Kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa, zëvendëskryeministri dhe ministër i Kulturës, z. Kujtim Shala, familja e presidentit Rugova, bashkëpunëtorë të Rugovës, si dhe personalitete nga jeta politike e akademike në vend.
Ishte drejtori i këtij institucioni z. Fazli Gajraku, i cili hapi këtë veprimtari, duke theksuar se forma e veprimtarisë së sotshme për Rugovën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është përcaktuar të jetë si një përfshirje jona në një kujtesë emocionale për Rugovën dhe që përpiqet të kapë jehonën vizuale të fotografisë e të diskursit për Rugovën, secila e fokusuar në njërën nga dy fytyrat - të portretit njerëzor të tij, nëpërmjet fotografisë, në njërën anë, si dhe të mendimit të tij, nëpërmjet tekstit, në anën tjetër. Pra, duke parë e duke lexuar, ne të mund të jetojmë e përjetojmë jehonën intertekstuale të Rugovës.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë “Bibliografitë kombëtare dhe hulumtimi në burime të informacionit”
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 14 dhjetor 2015
Në bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 14 dhe 15 dhjetor, është mbajtur Edicioni X i Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë: “Bibliografitë kombëtare dhe hulumtimi në burime të informacionit”, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.
Dita e parë e kësaj Konference, e cila u mbajt në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, u hap me fjalimet e drejtorit të kësaj biblioteke, Fazli Gajraku, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani. Ndërsa, konferencën e përshëndetën edhe këshilltari i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nysret Krasniqi, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë - Qemal Minxhozi.
Drejtori Gajraku, kujtoi fillimin e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe arsyet e themelimit të kësaj Konference. Gajraku tha se tema e përzgjedhur këtë vit kishte për qëllim për ta tërhequr apo drejtuar vëmendjen tek aspektet e selektuara të gjendjes së problemeve, që i përkasin drejtpërdrejt a tërthorazi, hartimit të bibliografisë së librit shqip në Kosovë e të librit shqip në ish-Jugosllavi, duke theksuar se “pa hartimin e bibliografive nuk mund të përgjigjemi as në kërkesat e nevojat e përdoruesve, e pa bibliografi të plotë e të mirë nuk mund të priten kërkime e studime të mira për dijet e kulturën e Kosovës”.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» BIBLIOTEKA KOMBËTARE E LETONISË OFRON MBËSHTETJE PROFESIONALE PËR BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË KOSOVËS
|
|
|
|
|
|
Riga (Letoni), 13 nëntor 2015
Më datën 14 nëntor, z. Andris Vilks, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Letonisë, ka pritur në takim Muhamet Hamitin, kryetarin e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës - Fazli Gajrakun, dhe Nysret Krasniqin, këshilltarin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Delegacioni nga Kosova ka njoftuar drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Letonisë për procesin në të cilin po kalon Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe planet e veprimit që parashihet të realizohen, duke kërkuar mbështetje profesionale në këtë proces. Drejtori Vilks, pasi ka përshkruar sfidat nëpër të cilat ka kaluar Biblioteka Kombëtare e Letonisë dhe se si ajo është transformuar tashmë në një bibliotekë të shërbimeve moderne, ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur BKK “Pjetër Bogdani” në procesin e realizimit të projekteve që lidhen me modernizimin e shërbimeve bibliotekare, duke kërkuar, njëkohësisht, informacion të plotë për fushat konkrete në të cilat do të mund ofrohej mbështetja.
Po ashtu, Andris Vilks ka shprehur vullnetin e tij për të ndihmuar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për të qenë pjesë e asociacioneve ndërkombëtare të bibliotekave në mënyrë që të përfitojë nga programet e ruajtjes dhe të promovimit të trashëgimisë kulturore.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» KOSOVA PËRFAQËSOHET NË KONFERENCËN E PËRGJITHSHME TË EIFL-it
|
|
|
|
|
|
Riga (Letoni), 14 nëntor 2015
Një delegacion i Kosovës i përfaqësuar nga Muhamet Hamiti, kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Bukurije Haliti, koordinatore e Asociacionit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës, Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, si dhe Nysret Krasniqin, këshilltar i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë marrë pjesë në Konferencën e Përgjithshme të EIFL-it, që është mbajtur në Riga të Letonisë. Në këtë Konferencë, në të cilën është folur për trendet aktuale dhe të ardhshme në sektorin e bibliotekës dhe të menaxhimit të burimeve elektronike dhe përditësimet mbi zhvillimet në fusha të caktuara të specializuara, delegacioni i Kosovës, ka pasur takime me Rima Kupryte, drejtoreshën e EIFL-it, nga e cila janë informuar për aktivitetin e EIFL dhe programet që zhvillohen në kuadër të EIFL, si dhe për punën që bëhet për sensibilizimin e bibliotekave për burimet elektronike në vendet anëtare.
Në këtë Konferencë, është zhvilluat takim i veçantë edhe me koordinatoren për copyright - Teresa Hacket, koordinatoren e Programit për licencim - Romy Beard, si dhe atë për qasje të hapur - Iryna Kurchma.
|
|
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
|
|
» BKK “Pjetër Bogdani” pasurohet me botimin e rrallë “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 24 tetor 2015
Libri mbi Skënderbeun i Marin Barletit, i identifikuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Fondin Antikuar të Panairit të Frankfurtit, është siguruar me përkrahjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main dhe Astri Zemaj, këshilltar - drejtues i konsullatës, i cili ka ndihmuar në negocimin për blerjen librit, duke gjetur, njëkohësisht, përkrahjen e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, që udhëhiqet nga Nazmi Viqa, i cili union ka ndihmuar financiarisht blerjen e librit dhe sjelljen e tij në Kosovë.
Tashmë Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” e ka në fondin e Koleksioneve të Rralla librin e ekspozuar në Panairin e sivjetshëm të Frankfurtit, që i përshkruar nga origjinali në gjuhën latine është: [Marinus, Barletius]. Vita et Res Praeclare Gestae Christi Athletae Georgi Castrioti, Epirotarum Principis, qui propter heroicam virtutem suam a Turcis Scander-beg, id est: Alexander Magnus cognominatus est, Libris XIII. A Marino Barletio, Scodrensi sacerdote conscripta, denuo cum licentia superiorum. Reimpressa Zagrabiae, Typis Joannis Baptistae Weitz, Inclyti Regni Croatiae Typographi, Anno 1743. fl.+373 f.20, 5x16 cm.
|
|
|
|
 |
|
 |
| |
|
|
|
 |
|
 |
|
|
» BURIME ELEKTRONIKE ONLINE
|
|
|
|
|
|
Database EBSCO ofron një numër të madh të bazave të të dhënave bibliografike me tekst të plotë, prej më shumë se 60.000 botuesve nga mbarë bota.
|
|
|

Libraria OECD është librari OECD online e integruar për libra, revista, punime dhe statistika.
Është gjithashtu portë për analiza dhe baza e të dhënave të OECD’s.
» më gjerësisht ...
Ofron e-libra dhe revista të publikuara Edward Elgar Publikime mbi ligjin, biznesin, ekonominë dhe shkencat sociale.
» më gjerësisht ...
Cambridge Journals Online ofron qasje në koleksionin multi-diciplinor mbi 330 revista të cilat mbulojnë temat mbi shkencën, teknologjinë, mjekësinë, humanizmin dhe shkencat sociale.
» më gjerësisht ...
FMN e-Libraria ka të publikuara më shumë se 11,000 botime, siguron qasje të plotë në bazën e të dhënave statistikore të FMN-së, një burim i rëndësishëm për studim ekonomik dhe analiza.
» më gjerësisht ...
|
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|
|
|
 |
|
 |
|
|
» Katalogimi në botim CIP |
|
|
 |
|
|
Katalogimi në botim (Cataloging-in-publication) është standard ndërkombëtar i përshkrimit bibliografik (ISBD) për materialet e përgatitura për botim.
Katalogimi në botim është një program që realizohet në bashkëpunim midis botuesve dhe Bibliotekës Kombëtare dhe që mundëson katalogimin e librave para se të botohen. Ofrimi i informacionit në formë të tillë (si CIP) për bibliotekat, botuesit dhe blerësit e librit është i rëndësishëm dhe mundëson evidentimin e titujve të rinj, që janë ende në proces të botimit.
Zyra e CIP-it
Kontakti:
Shqipe Asllani
Shkendije Berisha
Tel.: +381 38 212 411
email: cip@biblioteka-ks.org |
|
|
|
» Numri Standard Ndërkombëtar i Librit ISBN |
|
ISBN (International Standard Book Number) është sistem unik numërimi, identifikuespër titujt sipas botuesit dhe vendit të botimit.
Rëndësia dhe roli i tij janë:
- Të identifikojë në mënyrë unike titujt;
- Duke u integruar lehtë në kompjuter, të ndihmojë në shkëmbimin e të dhënave;
- Të bëjë të mundshme porosinë dhe shpërndarjen e shpejtë dhe pa gabime të titujve.
Zyra e ISBN-së
Kontakti:
Besnik Gashi
Tel.: +381 38 212 207
email: isbn@biblioteka-ks.org |
|
|
» Numri Standard Ndërkombëtar i Muzikës ISMN |
|
Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka krijuar Agjencinë Kombëtare të ISMN-së për Kosovë, e cila funksionon që prej vitit 2003.
ISMN-ja mund të shihet si nënstrukturë e ISBN-së. Me qëllim të parandalimit të pështjellimit mes dy numrave standard, dhjetë-shifror, në skemën e ISMN-së u futën disa ndryshime të vogla, të cilat e dallonin nga sistemi i ISBN-së:
- shifra e parë është konstante “M”;
- nuk ka asnjë grup-numër, duke u bazuar në faktin se muzika është ndërkombëtare;
- shifra e kontrollit është llogaritur në bazë të modulit 10.
Zyra e ISMN-së
Kontakti:
Edona Munishi-Kokollari
Tel.: +381 38 212 458
email: ismn@biblioteka-ks.org |
|
 |
|
 |
|
|
|
|
|
|
|