Qarkullimi, huazimi i koleksionit universitar në QBU
(Fondi i përgjithshëm)
Biblioteka Univestitare është në shërbim të përdoruesit. Përdorues të QBU-së janë studentët, personeli i Universitetit të Prishtinës, dhe komuniteti në përgjithësi. Këta përdorues e kanë qasjen e lirë për huazim në Bibliotekë.
Fondi i përgjithshëm i librave universitarë në QBU mund të huazohet edhe jashtë bibliotekës, me përjashtim të fondit referal dhe atij të Koleksionit të Lëndëve Mësimore i cili fond mund të përdoret vetëm në objektin e Bibliotekës.
Për të bërë një huazim:
- Të gjithë përdoruesit e QBU-së duhet të kenë kartelë identifikuese valide (kartelë të antarësisë së QBU-së);
- Punëtorët e QBU-së mund të huazojnë libra pa kartelë të antarësisë;
- Studentët mund ta huazojnë librin për 14 ditë;
- Personeli i QBU-së 14 ditë;
- Personeli akademik i Universitetit 14 ditë
- Mund të huazojnë edhe përdorues tjerë të cilët nuk janë studentë, por edhe ata e kanë të drejten e huazimit të librit;
- Mund të huazojnë librin me hohëzgjatje 10 ditë;
- Të kenë kartelë të antarësisë valide të QBU-së;
- Mund të huazojnë vetëm nga fondi i përgjithshëm;
- Përdoruesit nuk mund të huazojnë nga fondi referal;
- Studentët dhe profesorët mund të huazojnë 2 (dy) tituj në të njëjtën kohë;
- Komuniteti mund të huazojë vetëm një libër në të njëjtën kohë;
- Nëse perdoruesi i librit dëshiron ta vazhdojë afatin mund ta vazhdojë vetëm nëse nuk e ka kërkuar dikush tjetër gjatë kohës sa libri ka qenë në huazim;
- Një libër mundet të vazhdohet më së shumti 1 herë pas herës së parë kur e ka huazuar librin (14 + 7 = 21 ditë);
- Revistat nuk mund të huazohen;
- Nuk mund të huazojnë përdoruesit nën moshën 18 vjeçare;
- Vonesa për libër paguhet;
- Nëse përdoruesi e dëmton, asgjëson apo nuk e kthen materialin bibliotekar, dënohet me gjobë sipas nenit 41.1 të ligjit për Biblioteka
Për informacione të përgjithshme, kontakto: bibliotekaup@yahoo.com
Shërbimi i Referencave
Shërbimi i referencave është i vendosur në hollin e bibliotekës. Ky shërbim sjellë së bashku bibliotekarin dhe përdoruesin. Në këtë hapësirë do të mund të shrytëzoni kompjuterët në dispozicionin tuaj si dhe të shfletoni materialet referale –fjalorë, enciklopedi, almanak, etj. - të vendosura po në atë hapësirë.
Vizito faqen e Hulumtimit për të bërë hulumtime në bazat e të dhënave si dhe në burimet falas në internet.
Pwr pyetje referale, shkruaj nw: tavolinareferale@yahoo.com
Ose në telefonin në numrin 038 212 453 për të marrë informacione me telefon.
Për informacione të përgjithshme: bibliotekaup@yahoo.com
Orari i referencës prej orës 8:00 deri 20:00 të mbrëmjes.
Koleksionet e lëndeve mësimore
Koleksionet e lëndëve mësimore mbështesin lëndët që ligjërohen në Universitetin e Prishtinës. Është një shërbim i ri në bibliotekë dhe ky koleksion do të jetë vetëm në dispozicion të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës.
Informacione për studentë:
Koleksioni i Lëndëve Mësimore është i lehtë për t’u identifikuar nga studentët në katalogun elektronik, pasiqë libri i cili është i vendosur në këtë koleksion do të jetë i shënuar me inicialet e këtij sektori KLM.
Në këtë koleksion gjenden materiale të cilat lidhen drejtpërdrejt me lëndët që mësohen gjatë vitit në Universitetin e Prishtinës, dhe në bashkëpunim me profesorë.
Periudha dhe koha e huazimit në Qendrën e Bibliotekes Universitare, në KLM do të jetë çdo ditë pune e Hënë – e Premte: 8:00 – 20:00 pas dite.
Huazimi
Studenti duhet te ketë kartelë valide të QBU-së dhe indeks universitar (gjë që dëshmon se është student) për të përdorë apo huazuar materialin e Lëndëve Mësimore.
Politika e qarkullimit të KLM-së
- Bibliotekarët vendosin periudhen e huazimit të librave në KLM.
- Periudha e qarkulliti të librave në KLM është 3 orë
- Përdoruesit mund të marrin në huazim vetëm një libër në të njejtën kohë
- Për ta marrë një libër përdoruesi duhet ta lejë dokumentin identifikues
- Librat e KLM-së nuk është e lejuar që të dalin jashtë Bibliotekes ?????
- Përdoruesi mund ta vazhdon kohën e një libri pas 3 orëve, vetëm atëherë nëse atë libër nuk e ka kërkuar ndonjë përdorues tjetër
- Nëse përdoruesi nuk e kthen librin e huazuar në kohën e caktuar (3 orë), përdoruesi do të gjobitet apo do të limitohet për përdorimin e librave në bibliotekë.
Informacione për profesor
Profesorët mund të vendosin librat e tyre në rezervim (Koleksionin e Lëndëve Mësimore), artikuj të ndryshëm çdo semester apo çdo vit akademik për studentë dhe lëndët e tyre.
- Profesorët mund t’i tërheqin materilin e tyre në çdo kohë.
Për më shumë informacione, kontakto: kmesimore@yahoo.com
Zhvillimi dhe menaxhimi i koleksioneve të QBU-së
Qendra e Bibliotekës Universitare është e hapur ndaj donacioneve dhe dhuratave që do të kontribuonin në zhvillimin dhe pasurimin e koleksioneve të saja. Megjithatë të gjitha dhuratat dhe donacionet u nënshtrohen kritereve të përzgjedhjes. Biblioteka pas pranimit të donacioneve dhe dhuratave është e lirë t’i trajtojë ato materiale ashtu siç i trajton edhe materialet e tejra që i bënë përmes blerjes, shkëmbimit, etj. Bibliotekës nuk mund t’i vëhen kushte pas pranimit të dhuratave.
Me rastin e pranimit të dhuratave apo donacioneve, biblioteka do t’ju jep një mirënjohje në shejë respekti.
Nëse këni diçka për t’i ofruar bibliotekës, ju lutem kontaktoni: bibliotekaup@yahoo.com.