Mesazh mirëseardhje nga Shefi i Qendrës së Bibliotekës Universitare
Besim J. Kokollari
Misioni i Qendrës së Bibliotekës Universitare është t’ju ofrojë studentëve dhe personelit të Universitetit të Prishtinës shërbime dhe informacione të cilat do të mbështetin drejtpërdrejt planprogramin e Universitetit në të gjitha nivelet e studimit dhe hulumtimit. Prandaj si shef i kësaj qendre do të jap angazhimin tim të pakursyer në përmbushjen e misionit të Qendrës së Bibliotekës Universitare.
Qendra e Bibliotekës Universitare me personelin e saj të përkushtuar përzgjedh materiale dhe i bënë të mundshme për shfrytëzim e huazim për përdoruesit e saj. Duke i falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në krijimin e kësaj qendre dhe të gjithë ata që do të ndihmojnë në zhvillimin e saj, ju falënderoj që keni vizituar faqen tonë të internetit dhe ju ftojë që të na vizitoni fizikisht në bibliotekë dhe t’i përdorni shërbimet tona.
Me respekt,
Besim J. Kokollari
Shef i Qendrës së Bibliotekës Universitare