Si ta përdorim katalogun elektronik të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës
Për të bër kërkim në Katalogun elektronik, kliko këtu...
Nëse nuk mund të gjeni materialin që po e kërkoni në katalogun elektronik, atëherë mos hiqni dorë dhe drejtohuni tavolinës së referencës për ndihmë ose katalogut në skeda i cili gjendet në hollin e bibliotekës.
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare ka filluar t’i fus koleksionet e saja në katalogun elektronik në gusht të vitit 2005. Kështu që shumica e koleksioneve të saj mbeten ende jashtë katalogut elektronik.
Personeli i Bibliotekës punon çdo ditë me përkushtim për t’i futur të gjitha koleksionet e saja në katalogun elektronik. Kjo do të thotë se çdo ditë në katalogun elektronik do të keni informacione të reja. Pra, provoni të kërkoni së pari përmes katalogut elektronik, e pastaj përmes mundësive të tjera që ju ofron Biblioteka.
Ndërsa të gjitha materialet e Qendrës së Bibliotekës Universitare gjenden vetëm përmes katalogut elektronik.
Për mundësitë e tjera të kërkimit në katalogun elektronik kliko menyn “Help” në anën e djathtë të sipërme të ekranit në faqen e kërkimit të katalogut elektronik, ose shtroni pyetje cilido bibliotekar që e takoni.