Hulumtimet
Mirë se vini në faqen ku mund të bëni hulumtime lidhur me studimet tuaja
Kliko këtë link për të hyrë në Ebsco: Bazat në Ebsco - http://search.epnet.com
Kliko në këtë link për të hyrë në Gale: Bazat në Gale
- Literature Resource Center
- Biography Resoruce Center
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës ofron qasje në dy burime të mëdha elektronike për përdoruesit e saj: EBSCO dhe Gale.
Me rastin e regjistrimit ju do të pajiseni me informacionet se si të qaseni në EBSCO dhe Gale. Nëse nuk e keni marrë këtë informacion, atëhere, ejani te tavolina e referencës në hollin e bibliotekës për ta marrë atë.
Qasja në EBSCO bëhet përmes indetifikimit të përdoruesit dhe fjalëkalimit dhe mund të përdoret në cilido kompjuter në mbarë Kosovën. Qasja brenda bibliotekës bëhet vetëm duke klikuar në linkun e Ebsco pa pasur nevojë për indetifikim të përdoruesit dhe fjalëkalim.
Qasja në Gale bëhet vetëm përmes kompjuterëve në bibliotekë dhe është e kufizuar përmes IP-ve, që do të thotë se nuk mund të keni qasje jashtë objektit të saj.
Çfarë është EBSCO përmban dhjetë baza të të dhënave të profileve të ndryshme. Academic Search Premier - bazë multi-diciplinare. Business Source Premier – tekste të plota nga biznesi, marketingu, menagjmenti, kontabiliteti, fianancat dhe ekonomia; Regional Businness Neës – lajme nga të të gjitha metropolet dhe zonat rurale te ShBA-ve. Medline – periodikë nga mjekësia, infermieria, stomatologjia, mjekësia veterinare, sistemi i kujdesit shëndetësor, shkencat paraklinike, etj. Eric - periodikë nga fusha e arsimit. MasterFILE Premier – librar referal, biografi, dokumente burimore, fotografi, harta dhe flamuj. Health Source – Consumer Edition – mbulon tema të shëndetësisë, ushqimit, kujdesit për fëmijë, mjeksisë sportive, etj. Health Sources: Nursing/Academic Edition – me informacione nga shumë diciplina të mjekësisë. Clinical Pharmacology – informacione për medikamente të ndryshme, barëra dhe materie të ndryshme ushqyese, hulumtime për medikamente të reja, etj. Newspaper Source – përfshinë gazeta të ShBA-ve dhe ndërkombëtare me lajme të transkriptuar nga televizioni dhe radioja, dhe gazeta amerikane.
Si ta përdorim EBSCO
Qasja në EBSCO bëhet edhe nga largësia pasi të keni futur fjalën identifikuese dhe fjalëkalimin. Me të hyrë në linkun e EBSCO do t’ju shfaqen dhjetë baza të të dhënave në të cilat biblioteka ofron qasje. Zgjedhni bazën në të cilën mendoni të gjeni informacionet të cilat i kërkoni, ose kërkimin mund ta bëni në të gjitha bazat përnjëherësh duke e klikuar ikonën e cila paraqitet në anën e majtë të secilës bazë. Pasi të keni bërë përzgjedhjen e bazave, klikoni ikonën “Continue” e cila hap dritare të re dhe ju mund të bëni kërkimin në disa mënyra duke filluar me fjalë kyçe, emër të revistës, pamje vizuele, etj. Kliko tani në http://search.epnet.com.
Çfarë është Gale Biblioteka ka qasje në dy baza të të dhënave të Gale, në Literature Resource Center dhe Biography Resource Center. Literature Resource Center – përfshinë kritika, biografi, bibliografi, vështrime, artikuj për studentë nga fusha e letërsisë. Bibliograph Resource Center – informacione biografike të njerëzve nga i tërë rruzulli tokësor.
Si ta përdorim Gale
Qasja në Gale bëhet vetëm nga kompjuterët në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Duke klikuar në në linkun e Gale në këtë faqe, juve do t’ju shfaqen dy baza të të dhënave të Gale. Klikoni në atë e cila ju intereson dhe do të jeni në atë bazë. Kërkimi në këtë baza bëhet i ndryshëm. Për informacione më të hollësishme për kërkimin e tyre, parashtro pyetje pranë tavolinës së referencës apo në email: tavolinareferale@yahoo.com.
Kliko tani në: Gale
Qasja në këtëo burime për vitet 2007 - 2009 është mundësuar nga Zyra Amerikane në Prishtinë
Kufizime:
- Materialet në bazat elektronike nuk guxojnë të përdoren për qëllime komerciale përveç për qëllime të arsimimit;
- Shitja, botimi, apo edhe shpërndarja e materialeve tek përdoruesit e paautorizuar;
- Shtypja e shpeshtë e materialeve;
Thyerja e rregullave në përdorimin e materialeve të licencuara nga ndonjë përdorues rrezikon qasjen e tyre për tërë përdoruesit e Bibliotekës. Kompanitë e materialeve të licencuara e monitorojnë mënyrën e shfrytëzimit të burimeve elektronike. Prandaj, shkelësi i rregullave mund të vihet para drejtësisë.