Për QBU
 
 


Misioni i Qendrës së Bibliotekës Universitare


Qendra e Bibliotekës Universitare u shërben të gjithë pjesëtarëve të Universitetit të Prishtinës, në studime themelore, pasuniversitare, personelit të universitetit dhe studiuesve nga mbarë Kosova.
Ajo mbledh, bën të mundur qasjen dhe i ruan materialet bibliotekare me qëllim të mbështetjes së planprogramit të Universitetit të Prishtinës, si dhe të plotësimit të nevojave hulumtuese e rekreative të të gjithë pjesëtarëve të Universitetit të Prishtinës. Shërbimet e saj janë të hapura për tërë popullsinë kosovare, si dhe për të tjerët pa marrë parasysh racë, ngjyrë, gjininë, fenë, përkatësinë kombëtare e etnike apo të metat fizike e mendore.
Qendra e Bibliotekës Universitare u ofron shërbime të informacionit për të mbështetur misionin e Universitetit të Prishtinës për zhvillimin e arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë dhe shoqërisë së Kosovës.

Historiku

Më 17 tetor 2006 filloi punën Qendra e Bibliotekës Universitare, në kuadër të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
Qendra e Bibliotekës Universitare, që synon të ndërtojë bërthamën e parë të Bibliotekës Qendrore Universitare, të veçantë prej Bibliotekës Kombëtare, është fillimi i zbatimit të Ligjit për Bibliotekat e Kosovës, në të cilin parashihet ndarja e Bibliotekës Universitare nga Biblioteka Kombëtare.
Me krijimin e Qendrës së Bibliotekës Universitare, po fillon procesi i krijimit të një potenciali të mjaftueshëm të kuadrit, shërbimeve, koleksioneve, si fazë e parë e përgatitjes së kushteve edhe për ndarje fizike dhe pavarësim në Bibliotekë Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

më gjerësisht...

Kontributi i Zyrës Amerikane për krijimi i Qendrës së Bibliotekës Universitare të Prishtinës

Zyra Amerikane në Prishtinë, që nga viti 2002 e deri më tash, është përfshirë në mënyrë aktive në një seri projektesh që kanë ndihmuar në rimëkëmbjen, zhvillimin dhe transformimin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Gjatë atij viti, me përkrahje e Zyrës Amerikane erdhi, për ta ndihmuar BKUK-në në fazat e saj të transicionit, eksperti amerikan - dr. Kenneth J. Oberembt,. Dr. Ken ishte drejtor i përkohshëm – për 6 muaj, i BKUK-së, ndërsa më pastaj këshilltar i lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për zhvillimin e bibliotekave.

më gjerësisht...

Mirënjohje

Qendra e Bibliotekës Universitare është themeluar dhe tashmë është duke e zhvilluar aktivitetin e vet, duke iu falënderuar përkrahjes që kishte dhe vijon ta ketë nga institucionet vendëse të Kosovës dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, por dhe institucione arsimore të jashtme.

Për themelimin dhe tash zhvillimin e Qendrës së Bibliotekës Universitare i shprehim mirënjohje Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila që në fillim ka përkrahur idenë për formimin e Qendrës së Bibliotekës Universitare dhe ka kontribuar më tej në planet dhe strategjitë e veprimit për implementimin e këtij projekti.

 

Mesazh mirëseardhje nga Shefi i Qendrës së Bibliotekës Universitare

Besim J. Kokollari

 Qendra e Bibliotekës Universitare ka për qëllim që të jetë biblioteka qendrore e Universitetit të Prishtinës në një të ardhme të afërt. Ajo do të përfaqësojë të gjithë bibliotekat degë të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës në nivel qendror duke bashkërenduar veprimtaritë e tyre në mënyrën më profesionale.

më gjerësisht...