STANDARDE BIBLIOTEKARE
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare përdor një sërë standardesh ndërkombëtare gjatë punës së saj të përditshme, sidomos në fushat e mëposhtme të përpunimit të materialeve bibliotekare.
KATALOGIM
Katalogimi është një veprimtari bibliotekare që mundëson përshkrimin bibliografik së bashku me përcaktueset shtesë të materialeve bibliotekare. Rregullat e katalogimit mundësojnë përshkrimin bibliografik të materialeve në çfarëdo formati të metadatave që mund të shpiket, duke filluar nga skedat tradicionale në letër e deri te format elektronike në formatin MARC, Dublin Core, etj.
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës përdor dy standarde ndërkombëtare të katalogimit:
AACR2 - standard i derivuar nga ISBD, më i detajizuar për të akomoduar burimet elektronike.(më shumë ).
ISBD - standard i krijuar nga IFLA i përdorur gjerësisht në bibliotekat e mbarë botës. (më shumë )
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës përdor një format elektronik për përshkrimin e materialeve:
Formati MARC 21 – standard në të cilin gjejnë zbatim rregullat e katalogimit, dhe si të tilla pastaj mund të kuptohen dhe manipulohen nga teknologjia kompjuterike. (më shumë )
KLASIFIKIM
Klasifikimi është veprimtari bibliotekare e cila mundëson klasifikimin e materialeve bibliotekare në mënyrë të kuptueshme dhe logjike nëpër lëmenj të caktuar. Me anë të klasifikimit mundësohen që të gjitha materialet, p.sh., nga “Letërsia shqipe” të vendosen në një vend të përbashkët, virtualisht përmes kompjuterit, apo fizikisht në rafte.
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës përdor dy standarde në klasifikimin e materialeve:
Klasifikimin Universal Decimal (KUD) – standard ndërkombëtar që përdoret kryesisht në Evropë, dhe gjerësisht në Kosovë. (më shumë )
Klasifikimin lëndore – standard i cili mundëson klasifikim të hollësishëm dhe të kontrolluar të materialeve bibliotekare. (më shumë )
RADHITJE
Biblioteka përdor dy sisteme të radhitjes së materialeve të saja nëpër rafte.
Formatin dhe Signaturën – mënyrë e pranuar për bibliotekat me koleksione të tipit të mbyllur. (më shumë )
Klasifikimin Universal Decimal të zgjeruar me tabelën e Katerit – mënyrë e përshtatshme për radhitjen e materialeve në bibliotekat e tipit të mbyllur. (më shumë )
|