» Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
     

 

Dokumente me rëndësi për punonjësit e bibliotekave:

 

 

Pyetje dhe përgjigje

  • Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është institucioni më i lartë bibliotekar në Kosovë. Është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, dhe ka për qëllim kryesor mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë intelektuale të Kosovës dhe për Kosovën. Koleksionet e saja janë një thesar i çmuar të trashëgimisë kombëtare, rajonale dhe asaj botërore.

Biblioteka është themeluar në nëntor të vitit 1944 dhe selia e saj ka qenë në Prizren. Pastaj është bartur në Prishtinë më 1946. Më 1952 Biblioteka është mbyllur dhe fondet e saj janë përvetësuar nga ish-Biblioteka Miladin Popoviç. Më 1956 Biblioteka prapë rithemelohet në objektin prapa objektit të tanishëm të BKUK-së, që tash është Galeria e Arteve e Kosovës. Më 1982, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (e njohur në atë kohë si Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës), e fillon veprimtarinë e vet në objektin arkitektonik të stilit të veçantë me kupola, në të cilin edhe tash vepron.

 

Për shkak të rrethanave historike dhe politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, ka kryer funksionin nën praktikat dhe shtrëngesat e sistemit ideologjik e politik, duke u njohur me emra të ndryshëm, si: Biblioteka Krahinore, kur është themeluar më 1944 deri më 1952, Qendra Bibliotekare e KAKM-së (1956-1961), Biblioteka Popullore Krahinore (1961-1970), Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës e Metohisë (1990 - 1999). Nga viti 1999, ky institucion qendror bibliotekar i Kosovës njihet me emrin: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, duke kryer funksionin si qendër e informacionit bibliotekar në nivel kombëtar, që mbledh, përpunon dhe ruan materialet bibliotekare me vlerë dokumentare për kulturën, artin dhe shkencën.

  • Kur është ndërtuar objekti i tanishëm i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare e Kosovës?

Objekti i tanishëm i BKUK është inauguruar dhe është vënë në shërbim të përdoruesve më 1982. Arkitekt i kësaj vepre arkitektonike ka qenë kroati, Andrija Mutnjakoviq.

Akronimi BKUK qëndron për emërtimin e plotë të Bibliotekës ku janë marrë vetëm shkronjat e para të secilës fjalë përbërëse: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës.

Logoja e Bibliotekës është karakteristike. Pjesa e brendshme e në formë rrethore ka prejardhje nga pullat ilire. Ndërsa, zbukurimi i jashtëm i logos paraqet librin si simbol i dijes, përkatësisht misionin dhe aktivitetin me të cilin merret Biblioteka.

BKUK ka gjithsej 16.500 metra katror ë. Ka 6 kate, prej të cilave 2 kate janë nën tokë dhe janë të dizajnuara për të ruajtur t ërë thesarin e dijës së popullit të Kosovës dhe më gjerë.

Në katet e mësipërme janë sallat e leximit për përdorues me 600 vende – dy salla të mëdha, sallën e periodikut, i dhe sallat leximit për punëtorë shkencorë. Po ashtu, në dispozicion të publikut për ngjarje kulturore, arsimore e shkencore është Amfiteatri i Madh me 150, si dhe Amfiteatri i Vogël me 75 ulëse, me një arkitekturë uniforme karakteristike me punim nga druri. Përveç Amfiteatrit, edhe holli i BKUK-së është një hapësirë e cila shfrytëzohet për ngjarje të ndryshme kulturore. Dyshemeja e Hollit ka një punim të përkryer mozaik me gur të llojllojshëm mermeri. Tavani i lartë i Hollit është i stolisur me kupolën më të madhe që ka BKUK, duke ofruar ndriçim të mjaftueshëm natyral.

Biblioteka i ka 99 kupola. Roli dhe funksioni i tyre primar është që të ofrojnë ndriçim natyral në sallat e leximit dhe në hapësirat e tjera të punës në BKUK. Dizajni i tyre karakteristik ofron po ashtu zbukurim të strukturës së jashtme, por edhe të brendshme të Bibliotekës si tërësi. Kupolat prodhojnë efekte drite e ndriçimi që ruhen në kujtesë si udhëtim a kuptim nacional e universal nëpërmjet dukjes së plisit të bardhë a të trurit (dijes).

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës i ka 105 punëtorë

BKUK ka gjithsej rreth 2 milionë njësi bibliotekare. Koleksionet e saj përfshijnë materiale të ndryshme, si: libra, revista, gazeta, partitura, dorëshkrime e libra të vjetër e të rrallë, pllaka gramafoni, harta, fotografi, punime magjistraturash e doktoraturash, etj.

Drejtori i parë i BKUK-së, në objektin e tanishëm, ka qenë Bedri Hysa. Ndërsa drejtor i parë i Bibliotekës me rastin e themelimit të saj në Prizren ka qenë Kruno Lekovac.

Drejtor i tanishëm i BKUK-së është prof. dr. Sali Bashota.

Anëtarësimi në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare është vjetor dhe kushton 12 Euro.

Anëtarësimi përfshin shfrytëzimin e hapësirës për studentë të BKUK-së, të drejtën për të huazuar dhe rezervuar libra brenda Bibliotekës, të drejtën për të përdorur kompjuterët e bibliotekës, të drejtën për të përdorur shërbimet elektronike të bibliotekës, si revistat elektronike, të drejtën për të përdor shërbimet e Këndit Amerikan, si dhe shtypjen e kartelës.

Vë re! Fotokopjimi dhe printimi është pagesë shtesë – kalkulimi bëhet në bazë të faqeve.

Po. Në rast të humbjes së kartelës, ju duhet ta nxirrni kartelën e re. Për të nxjerrë kartelën e re, ju duhet të paguani shpenzimet e ripërtëritjes së kartelës.

Secili qytetarë – nga mosha kur ka përfunduar arsimin e mesëm, ka të drejtë të anëtarësimit në BKUK. Personat më të rinj se kjo moshë nuk mund të anëtarësohen në BKUK, ata mund të anëtarësohen në Bibliotekën e qytetit apo të lagjeve ku banojnë.

Po. Nëse jeni me qëndrim të gjatë, atëherë mund të zgjidhni të bëheni anëtar i rregullt. Ndërsa për qytetarët me qëndrim të shkurtër, biblioteka mundëson huazim 6 mujor që kushton 6 Euro. Kjo është periudha minimale e anëtarësimit në Bibliotekë.

Biblioteka ka numër të kufizuar të ulëseve, ndërsa numër të madh të përdoruesve. Për të siguruar qetësi dhe kushte të përshtatshme për mësim brenda sallave të leximit, ju duhet të prisni në radhë deri sa të lirohet ndonjë vend.

Qendra e Bibliotekës Universitare ka filluar punën me studentë më 17 tetor 2006 në kuadër të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Qendra synon të ndërtojë bërthamën e parë të Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës, të veçantë prej Bibliotekës Kombëtare. Zhvillimi i Qendrës si institucion në vete është fillimi i zbatimit të Ligjit për Bibliotekat e Kosovës, në të cilin parashihet ndarja e Bibliotekës Universitare nga Biblioteka Kombëtare.

  • Biblioteka e Këndit Amerikan?

Këndi Amerikan është një bibliotekë me literaturë e cila pasqyron aspekte të ndryshme kulturore, politike e shoqërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Biblioteka e Këndit Amerikanë financohet nga Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës. Qëllimi i Bibliotekës së Këndit Amerikan është të promovojë vlerat amerikane dhe të ndërmjetësojë në shkëmbimin e këtyre vlerave dhe atyre të popullit të Kosovës.

Jo. Nëse ka radhë, ju duhet të afroheni te personeli i rojës dhe ta njoftoni se dëshironi të vizitoni Këndin Amerikan.

Jo. Anëtarësimi në Këndin Amerikan është i mbuluar që me rastin e anëtarësimit tuaj në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Po. Ju mund të huazoni libra edhe jashtë BKUK-së nga Biblioteka e Këndit Amerikan.

Për shkak të numrit të madh të përdoruesve dhe kërkesës së madhe për një ulëse, ju nuk mund ta lini ulësen tuaj zbrazët për më shumë se 40 minuta. Personeli i BKUK në sallat e leximit i inspekton rregullisht sallat e leximit për të siguruar shanse të barabarta për përdorim të sallave për secilin anëtarë të BKUK-së. Me atë rast evidentohet mungesa më e gjatë se 40 minuta në ulëse, dhe hiqet automatikisht e drejta për të shfrytëzuar të njëjtën ulëse. Në raste të tilla, ju duhet të paraqiteni përsëri të personeli numërdhënës dhe të merrni numrin e ri.

Për të shfrytëzuar SALLAT E PUNËTORËVE SHKENCORË, ju duhet të jeni duke kryer punimin e magjistraturës, të doktoratës, të jeni punëtor shkencor. Me rastin e anëtarësimit, ju duhet të paraqitni evidenca se i plotësoni ndonjërën prej këtyre kushteve.

Jo. Ju mund të huazoni materialet vetëm brenda hapësirës së përcaktuar brenda BKUK-së. Ju po ashtu keni të drejtën për ta rezervuar atë material në tavolinën e rezervimit për disa ditë me radhë.

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është vendi i fundit në të cilën depozitohet dhe ruhet trashëgimia intelektuale e Kosovës. Si e tillë, nuk guxon të rrezikojë që të japë koleksionet e saja në përdorim jashtë Bibliotekës.

Materialet e BKUK-së janë të mbrojtura po ashtu edhe me kod të sigurisë, i cili aktivizon alarmin. Çdo tentim për të larguar materialin jashtë lokaleve apo dëmtuar atë është akt jo ligjor dhe dënohet në bazë të ligjit për Biblioteka në fuqi dhe ligjeve të tjera të Kosovës për keqpërdorim të pronës publike.

Ju mund të huazoni jashtë objektit të Bibliotekës vetëm njësi që janë pjesë e Koleksioneve të Bibliotekës së Këndit Amerikan.

Koha deri sa të kryhet një porosi e bërë nga përdoruesi është llogaritur të jetë 15 minuta. Kjo kohë përfshin përpunimin e porosisë, dërgesën e porosisë në depo, gjetjen e materialit nga personeli i depos, si dhe koha e transportimit nga depoja deri te Tavolina e Qarkullimit përmes transportierit automatik.

  • Kur është e hapur Biblioteka?

Biblioteka punon: E hënë – e Premte prej 7: 00 – 20:00

E shtunë prej 7:00 - 14:00

Biblioteka është e mbyllur të dielave.

Po. Kjo është e mundshme. Në rast të paralajmërimit të vizitës, ju do të shoqëroheni nga një bibliotekar, i cili do t’ju njoftojë me hapësirën, funksionin dhe historinë e BKUK-së. Inkurajohen vizitat e fëmijëve në grupe.

  • Çfarë mund të shohin turistët dhe vizitorët në Bibliotekë?

Turistët dhe vizitorët fillimisht mund të kënaqen me arkitekturën e jashtme karakteristike të Bibliotekës, që e bën një ndër objektet unike të kryeqytetit. Pastaj pamja e brendshme e hollit të Bibliotekës me një laramani ngjyrash mermeri të dyshemesë, i stolisur me fibula ilire rreth e qark ballkonit të brendshëm të hollit, mozaiku i mureve prej gurëve të gdhendur, dhe tavani i lartë i hijeshuar me kupolën më të madhe në objekt paraqesin atraksion më vete. Amfiteatri i Madh, i cili paraqet mjeshtërinë arkitekturale të dizajnit të mureve prej druri, është hapësira më tërheqëse për mbajtjen e ngjarjeve kulturore në vend. Muret e stolisura me fotografi të shkrimtarëve të brezave të ndryshëm, me dokumente të vjetra, me skulptura bronzi, si dhe ekspozita e qytetit të vjetër të Prishtinës janë disa nga pjesët më interesante për turistë e vizitorë.

     
     
   
 
             
     
» Bio-bibliografi
     

 

SALI BASHOTA

Bio-bibliografi

Sali Bashota u lind më 31 gusht 1959 në fshatin Caravik të Klinës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kijevë, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1988 magjistroi në shkencat filologjike me temën Proza e Mitrush Kutelit, ndërsa në vitin 1998 doktoroi me temën Personazhi në prozën shqipe midis dy luftërave botërore ( Konica, Koliqi, Kuteli, Migjeni).

 

Pas mbarimit të studimeve ishte mësimdhënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Në vitin 1984 ka filluar punën asistent në Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, ndërsa tani është profesor i lëndës Letërsi e Romantizmit në degët Letërsi Shqipe dhe Letërsi e Përgjithshme dhe Krahasimtare dhe i lëndës Idetë letrare në programin e studimeve master në Fakultetin e Filologjisë.

Në vitet 2000-2003 ka qenë kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re, ndërsa në vitet 2000-2004 ka qen ë shef i Degës së Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë.

Në maj të vitit 2005 në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Basel të Zvicrës, iu promovua libri i tij në gjermanisht Schalte Das Magische Licht Ein (Ndiz dritën magjike), ndërsa në qershor të vitit 2005, Muzeu i Letërsisë Rumune në Bukuresht ia promovoi librin e tij në rumunisht Exilul Sufletului (Ekzili i Shpirtit), për të cilin janë dhënë vlerësime të larta kritike.

Në korrik të vitit 2005, me propozimin e Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, mori pjesë në projektin Administrimi i bibliotekave në SHBA dhe nga Departamenti i Shtetit u certifikua në programin ndërkombëtar për udhëheqës.

Që nga viti 2003 është Drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Shkruan poezi, prozë, kritikë, ese dhe studime letrare.

Poezia e tij është përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumunisht, polonisht, turqisht, maqedonisht, etj.

Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe i Këshillit Kombëtar të Kosovës Memoria e Botës.

Jeton në Prishtinë.

     
     
   

 
             
     
» S
     

 

SALI BASHOTA

Bio-bibliografi

Sali Bashota u lind më 31 gusht 1959 në fshatin Caravik të Klinës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kijevë, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1988 magjistroi në shkencat filologjike me temën Proza e Mitrush Kutelit, ndërsa në vitin 1998 doktoroi me temën Personazhi në prozën shqipe midis dy luftërave botërore ( Konica, Koliqi, Kuteli, Migjeni).

 


 

Pas mbarimit të studimeve ishte mësimdhënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Në vitin 1984 ka filluar punën asistent në Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, ndërsa tani është profesor i lëndës Letërsi e Romantizmit në degët Letërsi Shqipe dhe Letërsi e Përgjithshme dhe Krahasimtare dhe i lëndës Idetë letrare në programin e studimeve master në Fakultetin e Filologjisë.

Në vitet 2000-2003 ka qenë kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re, ndërsa në vitet 2000-2004 ka qen ë shef i Degës së Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë.

Në maj të vitit 2005 në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Basel të Zvicrës, iu promovua libri i tij në gjermanisht Schalte Das Magische Licht Ein (Ndiz dritën magjike), ndërsa në qershor të vitit 2005, Muzeu i Letërsisë Rumune në Bukuresht ia promovoi librin e tij në rumunisht Exilul Sufletului (Ekzili i Shpirtit), për të cilin janë dhënë vlerësime të larta kritike.

Në korrik të vitit 2005, me propozimin e Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, mori pjesë në projektin Administrimi i bibliotekave në SHBA dhe nga Departamenti i Shtetit u certifikua në programin ndërkombëtar për udhëheqës.

Që nga viti 2003 është Drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Shkruan poezi, prozë, kritikë, ese dhe studime letrare.

Poezia e tij është përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumunisht, polonisht, turqisht, maqedonisht, etj.

Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe i Këshillit Kombëtar të Kosovës Memoria e Botës.

Jeton në Prishtinë.