|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
» Kujtesa e Rugovës
(21 janar 2006 – 21 janar 2016)
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 21 janar 2016
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, ka mbajtur veprimtarinë kulturore “Kujtesa e Rugovës”.
Mes shumë të ftuarve, në këtë veprimtari, morën pjesë Kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa, zëvendëskryeministri dhe ministër i Kulturës, z. Kujtim Shala, familja e presidentit Rugova, bashkëpunëtorë të Rugovës, si dhe personalitete nga jeta politike e akademike në vend.
|
|
|
|
|
Ishte drejtori i këtij institucioni z. Fazli Gajraku, i cili hapi këtë veprimtari, duke theksuar se forma e veprimtarisë së sotshme për Rugovën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është përcaktuar të jetë si një përfshirje jona në një kujtesë emocionale për Rugovën dhe që përpiqet të kapë jehonën vizuale të fotografisë e të diskursit për Rugovën, secila e fokusuar në njërën nga dy fytyrat - të portretit njerëzor të tij, nëpërmjet fotografisë, në njërën anë, si dhe të mendimit të tij, nëpërmjet tekstit, në anën tjetër. Pra, duke parë e duke lexuar, ne të mund të jetojmë e përjetojmë jehonën intertekstuale të Rugovës.
Në këtë veprimtari, është promovuar libri “Kujtesa e Rugovës”, një libër studimor që jep rrjetin e dijeve të një sërë autorësh për Rugovën e profilin intelektual e kulturor të tij. Për librin ka folur studiuesi Nysret Krasniqi, i cili ka theksuar, ndër të tjerash, se Rugova, pas shkuarjes së tij, i përket trashëgimisë së Kosovës, për t’u shndërruar në ikonë të saj. Sipas tij, meqë Rugova nuk erdhi nga mizoritë, as nga ideologjitë dhe qëndroi Njeri i cili nuk e ushtroi pushtetin e gjuhës, për të motivuar vdekjet, për figurën e tij do të shkruhet gjithmonë dhe tekstet e mbledhura në librin “Kujtesa e Rugovës”, janë një shenjë e vogël për veprën e madhe të tij.
|
|
|
Është promovuar gjithashtu libri bibliografik i autorit Munish Hyseni “Ibrahim Rugova - bibliografi letrare 1961-2015”, për të cilën Fazli Gajraku ka theksuar se është vepër e dobishme dhe e mirëseardhur për studiuesit, hulumtuesit e veprës së Rugovës, po aq e mirëseardhur, si tip informacioni, edhe për bibliotekat, që duke hyrë në këtë rrjet burimesh me vlerë - librash e artikujsh, botime autorësh, vendesh e gjuhësh të ndryshme, të mund të përgatitim bazën e të dhënave nga e cila do të merret informacioni çfarë kanë e çfarë nuk kanë bibliotekat e Kosovës për Ibrahim Rugovën.
|
|
|
|
|
Në kujtim të Rugovës, është hapur ekspozita e fotografive dokumentare - Rugova, të Fahredin Spahisë, që, sipas autorit, fotografitë e bëra për Rugovën, nuk janë bërë me idenë për t’i ekspozuar, porse ka qenë një lloj reagimi karshi këtij personaliteti të jashtëzakonshëm - ikonë edhe intelektuale edhe politike e shqiptarëve.
Ky koleksion do të jetë prej sot koleksioni i parë i fotografive për një autor – Ibrahim Rugovën, në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në shënim të kësaj veprimtarie për Rugovën, ka hapur ekspozitën me botime të Rugovës dhe për Rugovën, që është pjesë e fondit të kësaj biblioteke. Janë të ekspozuar libra studimorë, teorikë, kritikë, eseistikë, biografikë, punime e ese të shkruara nëpër revista e gazeta, si një përzgjedhje, në përpjekjen që të jepet sa më e plotë tabloja për jetën dhe veprën e Ibrahim Rugovës, një pikënisje që përkon me marrjen dhe dhënien e asaj çfarë krijohet dhe çfarë ruhet nga trashëgimia e shtypur e kujtesës për Rugovën.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
» Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë “Bibliografitë kombëtare dhe hulumtimi në burime të informacionit” |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 14 dhjetor 2015
Në bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 14 dhe 15 dhjetor, është mbajtur Edicioni X i Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë: “Bibliografitë kombëtare dhe hulumtimi në burime të informacionit”, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.
Dita e parë e kësaj Konference, e cila u mbajt në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, u hap me fjalimet e drejtorit të kësaj biblioteke, Fazli Gajraku,
|
|
|
|
|
dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani. Ndërsa, konferencën e përshëndetën edhe këshilltari i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nysret Krasniqi, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë - Qemal Minxhozi.
Drejtori Gajraku, kujtoi fillimin e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe arsyet e themelimit të kësaj Konference. Gajraku tha se tema e përzgjedhur këtë vit kishte për qëllim për ta tërhequr apo drejtuar vëmendjen tek aspektet e selektuara të gjendjes së problemeve, që i përkasin drejtpërdrejt a tërthorazi, hartimit të bibliografisë së librit shqip në Kosovë e të librit shqip në ish-Jugosllavi, duke theksuar se “pa hartimin e bibliografive nuk mund të përgjigjemi as në kërkesat e nevojat e përdoruesve, e pa bibliografi të plotë e të mirë nuk mund të priten kërkime e studime të mira për dijet e kulturën e Kosovës”.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani vlerësoi bashkëpunimin dhjetëvjeçar mes dy Bibliotekave. Sipas saj, ky dhjetëvjetësh i organizimit të Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë është një lloj momenti për të bërë një bilanc të arritjes dhe suksesit të kësaj Konference. Sipas Asllanit “pas gjithë këtyre vjetëve bashkëpunimi, debateve profesionale, konsultimeve e këshillimeve mes nesh, do të duhet tashmë bashkëpunimi të na çojë në produkte konkrete të cilat do të mbajnë logot e të dy bibliotekave”. Sipas saj “të gjitha këto do të ishin në funksion dhe shërbim të lexuesve të të dy shteteve, ashtu siç do të jenë edhe në funksion të albanologjisë dhe dijeve të tjera”.
Sipas këshilltarit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nysret Krasniqi, kjo Konferencë tashmë tradicionale, pas bashkëpunimit të dy institucioneve, vullnetit për njohje e rinjohje dhe për shkëmbim të përvojave, po e formon gradualisht disiplinën e historisë së librit shqip. Sipas tij “historia e librit, e cila analizon kujtesën vegjetale të shkruar, pra produksionin, qarkullimin dhe shpërndarjen e librit shqip, që nga format e para të tij deri te teknologjia e hipertekstit, kërkon specializimin e mëtejmë, njëkohësisht duke e kërkuar indirekt dhe direkt specializimin e biblioflit të ditëve tona”. Këshilltari Krasniqi, tha se Ministria e Kulturës do të përkrahë vazhdimisht veprimtari të llojit të kësaj Konference, duke vlerësuar punën që është bërë përgjatë dhjetë vjetëve të bashkëpunimit në mes BKK “Pjetër Bogdani” dhe BKSH-së.
Edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në fjalën e tij përshëndetëse, e ka vlerësuar punën dhjetëvjeçare të të dy Bibliotekave, përmes organizimit të Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë. Ai sugjeroi të dy Bibliotekat për organizimin e të gjitha resurseve për të pasur një bashkëpunim sa më efektiv me sektorin shqip të bibliotekave të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, duke shtrirë dhe një koncept tjetër të një bashkëpunimi me bibliotekat evropiane, të cilat bartin çështje me shumë interes, sidomos në sektorin e historisë e të kulturës.
Në ditën e parë të kësaj konference, u paraqitën kumtesat e Dr. Etleva Domit “Bibliografia kombëtare - interneti - kujtesa kombëtare”, Nexhmije Kastrati “Bibliografia shkencë apo kulturë - Libri kartë identiteti”, Maksim Gjinaj “Bibliografitë retrospektive të librit dhe shtypit: vlerat që i shtohen njëra-tjetrës”, Munish Hyseni “Bibliografitë e komentuara - arsyetuara letrare (I. Rugova, M. Quku, I. Shyta)”.
Ndërkaq në ditën e dytë të Konferencës, në program ishin: Avdi Visoka “Sfidat e bibliografive nacionale përballë hulumtimeve bashkëkohore”, Brunilda Tahiri “Bibliografia retrospektive e librit shqip 1945-1958 dhe bibliografia e përkthimeve “index translatiounum”: dy kontribute në informacionin bibliografik kombëtar dhe ndërkombëtar”, Gjon Berisha “Burimet dokumentare për shqiptarët e mesjetës në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut”, Renida Fero “Profesionisti i informacionit mes burimeve të dijes dhe teknologjisë”, Msc. Jehona Shala "Bibliografia lëndore dhe përdrimi në bibliotekat kombëtare", Msc. Alda Pani "Bibliografia albanologjike e adnotuar", Msc. Shqipe Asllani & Shkëndije Berisha & Genc Haxhiu “Baza e njësive autoriale si burim informacioni”.
Në ditën e parë të Konferencës, një rëndësi të veçantë paraqiti edhe hapja e ekspozitës “Dante i Shqiptarëve”, e organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Ekspozita u hap nga kuratori i saj Dr. Lisandri Kola, i cili theksoi që në këtë ekspozitë përfshihen nga sprova e parë e përkthimit të Dantes në shqip, e arbëreshit Luigi Lorecchio, 1896, e më tej në përkthimet fragmentare apo sekuenciale të autorëve të tjerë, deri te përkthimi i plotë i Dantes nga Pashk Gjeçi apo sprova më e fundit e përkthimit nga Meritan Spahija, e cila është ende dorëshkrim.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
» KOSOVA PËRFAQËSOHET NË KONFERENCËN E PËRGJITHSHME TË EIFL-it |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Riga (Letoni), 14 nëntor 2015
Një delegacion i Kosovës i përfaqësuar nga Muhamet Hamiti, kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Bukurije Haliti, koordinatore e Asociacionit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës, Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, si dhe Nysret Krasniqin, këshilltar i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë marrë pjesë në Konferencën e Përgjithshme të EIFL-it, që është mbajtur në Riga të Letonisë.
|
|
|
|
|
Në këtë Konferencë, në të cilën është folur për trendet aktuale dhe të ardhshme në sektorin e bibliotekës dhe të menaxhimit të burimeve elektronike dhe përditësimet mbi zhvillimet në fusha të caktuara të specializuara, delegacioni i Kosovës, ka pasur takime me Rima Kupryte, drejtoreshën e EIFL-it, nga e cila janë informuar për aktivitetin e EIFL dhe programet që zhvillohen në kuadër të EIFL, si dhe për punën që bëhet për sensibilizimin e bibliotekave për burimet elektronike në vendet anëtare.
Në këtë Konferencë, është zhvilluat takim i veçantë edhe me koordinatoren për copyright - Teresa Hacket, koordinatoren e Programit për licencim - Romy Beard, si dhe atë për qasje të hapur - Iryna Kurchma.
Nga ky takim, delegacioni i Kosovës ka kërkuar informata të nevojshme për mënyrën e ruajtjes së të drejtave intelektuale dhe mbrojtjen me ligj të të drejtës së autorit, si dhe të përfshirjes edhe të punëtorëve të bibliotekave në ndryshimin dhe adaptimin e ligjit për të drejtën e autorit.
Zonja Romy Beard, koordinatore e Programit për licencim, ka dhënë informacion për përfitimet që anëtaret e EIFL mund të kenë, duke përmendur në këtë rast Kosovën, e cila, sipas saj, ka përfituar njëmbëdhjetë baza të të dhënave të burimeve elektronike me impakt faktor mjaft të lartë, për qasje në kërkim dhe hulumtim shkencor të këtyre burimeve.
Iryna Kurchma, koordinatore e programit të softuerëve për qasje të hapur (open access) shpjegoi për punën e digjitalizimit të materialeve, duke premtuar se do të japë ndihmën e nevojshme për Kosovën. Në këtë takim, Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i është premtuar bashkëpunim në fushën e krijimit të platformave të ndryshme që përkojnë me krijimin e koleksionit digjital, përkatësisht të digjitalizimit të koleksioneve me vlerë të veçantë kulturore.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
» BKK “Pjetër Bogdani” pasurohet me botimin e rrallë “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 24 tetor 2015
Libri mbi Skënderbeun i Marin Barletit, i identifikuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Fondin Antikuar të Panairit të Frankfurtit, është siguruar me përkrahjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main dhe Astri Zemaj, këshilltar - drejtues i konsullatës, i cili ka ndihmuar në negocimin për blerjen librit, duke gjetur, njëkohësisht, përkrahjen e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, që udhëhiqet nga Nazmi Viqa, i cili union ka ndihmuar financiarisht blerjen e librit dhe sjelljen e tij në Kosovë.
|
|
|
|
|
Tashmë Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” e ka në fondin e Koleksioneve të Rralla librin e ekspozuar në Panairin e sivjetshëm të Frankfurtit, që i përshkruar nga origjinali në gjuhën latine është: [Marinus, Barletius]. Vita et Res Praeclare Gestae Christi Athletae Georgi Castrioti, Epirotarum Principis, qui propter heroicam virtutem suam a Turcis Scander-beg, id est: Alexander Magnus cognominatus est, Libris XIII. A Marino Barletio, Scodrensi sacerdote conscripta, denuo cum licentia superiorum. Reimpressa Zagrabiae, Typis Joannis Baptistae Weitz, Inclyti Regni Croatiae Typographi, Anno 1743. fl.+373 f.20, 5x16 cm. Sipas përkthimit shqip: Barleti, Marin. Jeta dhe të bëmat e shkëlqyera të Atletit të Krishtit Gjergj Kastriotit, princ i epirotëve, i cili për burrërinë kreshnike të tij u quajt prej turqve Skënderbe, d.m.th. Aleksandër i Madh. Shkruar në 13 libra (kapituj) nga Marin Barleti, prift shkodran. Rishtypur përsëri me lejen e eprorëve. Botuar në Zagreb, shtypi Gjon Pagëzuesi, shtypshkronjë e shquar e Mbretërisë së Kroacisë, në vitin 1743.
Ky është botimi IV latinisht dhe, me sa dihet deri më sot, i fundit në këtë gjuhë i veprës së Barletit për Skënderbeun. Në të është riprodhuar teksti i botimit III, të vitit 1578, pa parathënien e vendosur ndërmjet librit (kapitullit) VI e VII.
Gjithashtu i mungon përmbledhja dhe indeksi. Vepra në fjalë është e pajisur me një gravurë për Skënderbeun [në fl. 1rectus].Pra, përveç botimit të Romës (1508-1510), veprës në fjalë, i janë bërë në gjuhën e origjinalit [latinisht] edhe tre botime të tjera: i dyti në Argentorat [Strasburg] të Gjermanisë më 1537, i treti në Frankurt mbi Main më 1578 dhe i katërti - botimi i Zagrebit i vitit 1743, i cili botim tashmë i përket Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014
|
|
|