» MBRËMJE POETIKE ME GREGORY PARDLO

     
 
 

Prishtinë, 15 maj 2017

Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë, ishte nikoqire e një mbrëmjeje poetike me poetin, kritikun dhe profesorin amerikan Gregory Pardlo.
Pardlo, fitues i Çmimit Pulitzer më 2015, me veprën e tij të dytë, Digest, ndau me pjesëmarrësit copëza të jetës së tij personale, të përvojës si shkrimtar, si dhe disa nga poezitë e tij më të njohura.
Gjatë këtij aktiviteti kulturor ai shkëmbeu pikëpamjet e tij lidhur me poezinë si pjesë e letërsisë dhe rrugëtimin e tij deri te çmimi, duke përfshirë edhe peripecitë që kishte kaluar si pjesë e një komuniteti të paragjykuar. Në pjesën e fundit të kësaj mbrëmjeje, Pardlo zhvilloi një bashkëbisedim me të pranishmit duke u përgjigjur në pyetjet e tyre.
I pranishëm në hapjen e kësaj mbrëmjeje poetike ishte Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delawie, i cili falënderoi Qendrën Multimedia për nismën e tyre për ta sjellë Gregun në Kosovë për Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Prishtinë. Ai cilësoi veprat e Pardlos si emblematike për kulturën amerikane, të cilat sipas tij, bazohen në kulturën e tyre të përbashkët po aq sa edhe në identitetin individual të poetit.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, z. Fazli Gajraku, falënderoi Ambasadën Amerikane për mundësimin e ardhjes dhe takimin e poetit Pardlo me lexuesit e Kosovës si dhe Qendrën Multimedia për kontributin e saj. Drejtori Gajraku ndau me Pardlon lidhjen dhe shenjat e afrimit të lexuesit shqiptar me kulturën dhe letërsinë amerikane, duke përmendur autorë e vepra të përkthyera në shqip.

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 

 
 

 

Gregory Pardlo

Shkruar nga ai vetë

Kam lindur brenda disa minutash në një kuzhinë buzë rruge një fëltere
pëshpëriste emrin tim. Kam lindur me ujë shiu dhe finjë;
kam lindur matanë lumit ku më kishin
huazuar me kapëse rrobash, një lesë,
këpucët i kisha të qepura me afishe. U ktheva, sadoqë
për të të kënaqur, pa fajin tim,
xhepat e mbushur me llum kafeje dhe lëvozhga veze.
Kam lindur pa zhurmë dhe bestyt; kam bartur një barrë të papritur.
e linda, ia dhashë bekimin, i dhashë shkak për dyshim.
Kam lindur i braktisur përjashta në vapë,
ajri lëvizte si shpirtat dhe dritaret e vjetra.
Kam lindur grimcë dhe shifër dhe regjistër;
Isha një indeks i rreshtave të parë kur u linda.
Kam lindur deri në bel kokëfortë në ujë duke qarë
a nuk jam grua dhe vëlla u linda
në këtë sallë pasqyrash, në këtë histori të tmerrshme u linda
me një prolog referencash, i bezdisur
nga mushkonjat dhe hajnat, u linda duke iu
shmangur problemit të shekullit të njëzet: u linda.
I kam lexuar mendjet para se të mund t’i lexoja peshqit dhe bukën;
E kam bërë një copë rrugë para se të lindem.

 
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014