»Promovohet libri “Një officer francez në Ballkan 1917-1925” i autorit Dominique Dangui des Déserts

     
 
 

Prishtinë, 17 nëntor 2017

NNë Bibliotekën Kombëtare u promovua libri “ Një oficer francez në Ballkan 1917-1925” –shkrime të kolonelit Andé Ordioni, të paraqitura nga i nipi Dominique Dangui des Déserts.
Autori i librit, foli para të pranishmëve për gjyshin e tij, shpalosi harta, vizatime, dokumente të cilat sipas tij, bëjnë të rijetohet një epokë, pa dyshim, jo fortë e njohur nga lexuesit e shekullit XXI.
Dangui des Desert shpjegoi se koloneli Andre Ordioni mbrërrijti në Ballkan në nëntor 1917 dhe qëndroi aty deri në shtator 1925, si i ngarkuar në Armatën e Orientit. Në fillim, komandant i trupave francize dhe shqiptare në frontin e jugut të liqenit të Ohrit, në shtator kolonel Ordioni bëhet komandant I ushtrisë së Manastirit (Bitola). Pas armëpushtimit, ai u bë administrator i Shqipërisë pranë Uskub-it (Shkupit), ndërkaq, nga prilli i vitit 1923, ai përfaqëson Francën në Komisionin e caktimit të kufijve të Shqipërisë.
Siç ilustroi edhe autori, koloneli ka lënë rrëfimin e misioneve të tij me vrojtime mbi natyrën, jetën, historinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Me një pendë të saktë dhe të figurshme, ai tregon me kthjelltësi, humor, poezi, apo rreptësi atë çfarë sheh, çfarë jeton çfarë ndien. Ai ishte i vëmendshëm ndaj fatit të maqedonasve dhe shqetësimi i tij i vazhdueshëm ishte të ndihmonte ata që i quante “miqtë e mi shqiptarë”.
Libri me dy vëllime, i autorit francez Dominique Dangui des Deserts, këtë muaj u promovua edhe në Tiranë, Korçë, Bitola dhe Shkup.

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 
     
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014