» Shënohet 76-Vjetori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

     
 
 

Prishtinë, 25 nëntor 2020

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, sot, në një ceremoni festive, shënoi 76-Vjetorin e themelimit të saj. Ditën e Bibliotekës e shënuan këto aktivitete:
- Akti i nënshkrimit zyrtar të Planit strategjik 5-vjeçar të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me të cilin plan prioritetet strategjike janë të kthyera në objektiva dhe plan të qartë të punës që ka qëllim të saktë dhe të matshëm
- Dita e Kombëtare e Vetëdijesimit për Bibliotekat, që vjen përmes Programit Erasmus +, veprimtari që organizohet bashkë, që nga viti 2017, midis Bibliotekës Kombëtare dhe Universitetit të Prishtinës, dhe për të cilën sot do të flet rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Sahiti.
- Shënimi i 100 vjetorit të lindjes së Anton Çettës me një ekspozitë të fotografisë dhe ekspozitë të librit dhe artikujve të dhe për veprën e kësaj figure të rrallë të historisë shqiptare, që ishte veprimtaria themelore në këtë ditë.
Në ceremoninë ‘Dita e Bibliotekës’, drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, u shpreh se, në një vit të vështirë për shkak të pandemisë, Biblioteka po mundohet të bëjë atë çfarë e kërkon mandati i saj, dhe që i cili është i gjerë dhe gjithëpërfshirës: për të ruajtur, para së gjithash, trashëgiminë dorëshkrimore, të shtypur, me përpjekjen edhe për ta digjitalizuar; për të mbledhur ekzemplarin e detyrueshëm të të gjithë trashëgimisë së botuar në Kosovë, nga i cili depozitohen në këtë bibliotekë 5 kopje të gjithçka-je të shtypur në Kosovë, duke përfshirë këtu mbledhjen edhe të historisë gojore, dokumenteve të shtypura të institucioneve shtetërore të Kosovës, si dhe për të pasuruar koleksionet edhe me materiale që hyjnë nëpërmjet blerjes dhe dhuratës, dhe për t’ua afruar përdoruesve shërbimet që ata kërkojnë, e që këtë vit ishin të pakta për shkak të pandemisë dhe, më këtë rast, mbylljes së Bibliotekës për përdorues.
Pas fjalës së Drejtorit Gajraku u nënshkrua Plani strategjik 5-vjeçar i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nga Osman Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të BKK-së. Finalizimin e këtij projekti, z.Gashi, e vlerësoi si një nga faktorët kyç që vënë Bibliotekën në binarë të vërtetë dhe dëshmon qartë për esencën e funksionit, synimet e objektivat e saj strategjike. Ai falënderoi menaxhmentin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Anëtarët e Këshillit të Bibliotekës dhe Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Vlora Dumoshi, për përkrahjen e vazhdueshme dhe për sigurinë që krijon në punën e tyre të përditshme në dobi të Bibliotekës.
Plani strategjik 5-vjeçar është hartuar nga Mark Dahl - Drejtor i Bibliotekës Watzek në Kolegjin Luis dhe Clark në Portland të Oregonit të ShBA-së, me përkrahjen e Ambasadës së Amerikës në Kosovë. Përmes një video-mesazhi, z.Dahl përshëndeti ceremoninë e Ditës së Bibliotekës dhe shpjegoi procesin e hartimit të këtij Plani, me ç’rast vlerësoi kontributin e stafit të Bibliotekës, informacioni i të cilëve lehtësoi hartimin e këtij plani.

Sot, në kuadër të projektit “Shërbime mbështetëse për rrjetin bibliotekar: modernizimi i bibliotekave të Ballkanit perëndimor përmes zhvillimit të personelit dhe reformimit të shërbimeve bibliotekare”, për të katërtin vit me radhë, u shënua edhe Dita Kombëtare e Vetëdijesimit për biblioteka.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, z.Naser Sahiti, ceku se UP-ja në këtë projekt është i përfshirë së bashku me njëmbëdhjetë [11] institucione partnere nga vendi, rajoni dhe Evropa. Ai shpjegoi se ky projekt parasheh organizimin e kësaj dite për një dekadë, në mënyrë që të avokohet për rëndësinë e shërbimeve bibliotekare dhe të librit në vendin tonë. Z.Sahiti e cilësoi jetike ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e bibliotekës, si dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, të dijes dhe të kulturës.
Ceremoninë e Ditës së Bibliotekë e përshëndeti me një fjalë rasti Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Vlora Dumoshi. Ajo u zotua se do të kërkojë rrugë të përkrahjes dhe se do të mbështesë Bibliotekën në zgjerimin e projektit të digjitalizimit duke ofruar qasje të lirë në koleksionin e saj, si për qytetarët e vendit ashtu edhe jashtë tij.
Veprimtaria themelore në këtë ditë ishte shënimi i 100-vjetorit të lindjes së Anton Çettës me një ekspozitë të fotografisë dhe ekspozitë të librit dhe artikujve të dhe për veprën e kësaj figure të rrallë të historisë shqiptare, që ishte veprimtaria themelore në këtë ditë.
Krahas kësaj veprimtarie, Biblioteka nxori katalogun “Anton Çetta – në 100-Vjetorin e lindjes” në të cilin është e mundur të shihet një punë e jashtëzakonshme dhe mjaft e pasur e këtij autori dhe për të, që nga mesi i viteve 1950 e deri më sot. Katalogu përmban informacion për tekste monografike dhe tematike, ka kontribute të tjera shumë të ndryshme, të cilat plotësojnë njohjen tonë për figurën e Anton Çettës në fushën e etnografisë, folkloristikës, filologjisë, kritikës letrare, letërsisë, përkthimit, si dhe në fushën e veprimtarisë së pajtimit, në mënyrë që përdoruesve, studentëve dhe studiuesve t’u ofrohet mundësia për një qasje gjithëpërfshirëse në veprën dhe njohjen e veprimtarisë së këtij autori dhe në atë çfarë posedon Biblioteka Kombëtare e Kosovës në koleksionet e saja për të.

Në ceremoninë e 76-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, siç është traditë, u dha çmimi për punëtorin e dalluar, i cili çmim, këtë vit, iu dha Elmi Krasniqit.

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 
     
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014