» Biblioteka Kombëtare e Kosovës themeli i një shoqërie të begatë të shekullit 21

     
 
 

Prishtinë, 23 nëntor 2018

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të premten, në prani të shumë personaliteteve kulturore, personaliteteve politike, dashamirëve të artit e të kulturës, u shënua 74-Vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Kjo ditë u pasurua me ekspozitën e organizua në bashkëpunim me Shoqatën e të burgosurve Politikë për nder të 50-Vjetorit të demonstratave të vitit 1968.

Në hapje e kësaj veprimtarie kulturore, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, z. Fazli Gajraku, paraqiti një përshkrim të shkurtër të punëve dhe projekteve që Biblioteka ka realizuar gjatë këtij viti, ndër të tjera përmendi projektet kryesore si: “Bibliografia retrospektive e librit shqip të botuar në Kosovë përgjatë viteve 1912-1999”, “Kujtesa e Kosovës: Histori gojore - 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”, projektin “Biblioteka digjitale”, Programin “Fulbright për zhvillim të plan-programit për arsimim bibliotekar” etj.
Shih Fjala e Drejtorit Gajraku

Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Kujtim Gashi, i cili theksoi “Për t’u siguruar që bibliotekat të luajnë në mënyrë efektive rolin e tyre në zhvillimin e qytetarëve të mirë informuar përmes qasjes së lirë dhe të pakufizuar në informacion, shërbimi duhet të financohet dhe drejtohet në mënyrë adekuate nga profesionistë të trajnuar me mbështetjen e personelit të duhur. Vetëm nëpërmjet stafit të trajnuar profesional, mund të sigurohen standardet e përmirësuara të shkrim-leximit dhe angazhimit demokratik që janë themeli i një shoqërie të begatë të shekullit 21”, ministri Gashi, vuri në theks digjitalizimin e vazhdueshëm të kulturës, e që po bëhet një integrim më i madh i institucioneve kulturore dhe bibliotekare.
Ministri Gashi u zotua se Qeveria e Kosovës nëpërmjet MKRS-së do të vazhdojë ta përkrahë zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe të bibliotekave në përgjithësi, ashtu siç edhe ka përkrahur shumë projekte për Bibliotekën, për librin e për kulturën në përgjithësi.
Shih Fjala e Ministrit Gashi

Pas ceremonisë së hapjes, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u hap Ekspozita me fotografi dhe dokumente “Kujtesa e Kosovës: Demonstratat shqiptare '68" në 50-Vjetorin e demonstratave të vitit 1968 e organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës. Në këtë ekspozitë janë paraqitur fotografi të ngjarjeve të vitit 1968, fotografi të organizatorëve e dokumente të tjera si vendime të gjykatave, artikuj të shtypit të kohës, etj.

Prof. dr. Zymer Neziri, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Organizativ për Demonstratat shqiptare të vitit 1968, paraqiti një përshkrim të ekspozitës dhe ngjarjeve të kohës, ndër të tjera tha “Studentët, rinia dhe populli shqiptar dolën me vendosmëri në rrugë kundër shtypjes e robërisë dhe me guxim të madh i shtruan kërkesat: Kushtetutë, Republikë dhe Vetëvendosje për Kosovën dhe për viset e tjera shqiptare nën pushtimin jugosllav, 24 vjet pas Luftës së Dytë Botërore. Pushteti jugosllav i dënoi këto demonstrata, ndërhyri me polici, rrugët u përgjakën, burgjet u mbushën, por lufta politike nuk u ndal deri në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 1999”.
Shih Fjala e Prof. dr. Zymer Neziri

Ekspozita “Kujtesa e Kosovës: Demonstratat shqiptare '68" do të qëndrojë e hapur deri më 27 nëntor.

Në ceremoninë e 74-Vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, siç është bërë traditë, u dha çmimi për punëtorin e dalluar. Këtë vit ky çmim iu dha Blerta Slishanit për punën e vetëmohueshme në realizimin e detyrave në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

 

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 

 
     
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014