B I O G R A F I A
Sali Bashota u lind më 31 gusht 1959 në fshatin Caravik të Klinës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kijevë, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 1988 magjistroi në shkencat filologjike me temën Proza e Mitrush Kutelit, ndërsa në vitin 1998 doktoroi me temën Personazhi në prozën shqipe midis dy luftërave botërore ( Konica, Koliqi, Kuteli, Migjeni).
Pas mbarimit të studimeve ishte mësimdhënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Në vitin 1984 ka filluar punën asistent në Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, ndërsa tani është profesor i lëndës Letërsi e Romantizmit në d egët Letërsi Shqipe dhe Letërsi e Përgjithshme dhe Krahasimtare dhe i lëndës Idetë letrare në programin e studimeve master në Fakultetin e Filologjisë.
Në vitet 2000-2003 ka qenë kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re, ndërsa në vitet 2000-2004 ka qen ë shef i Degës së Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë.
Në maj të vitit 2005 në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Basel të Zvicrës, iu promovua libri i tij në gjermanisht Schalte Das Magische Licht Ein (Ndiz dritën magjike), ndërsa në qershor të vitit 2005, Muzeu i Letërsisë Rumune në Bukuresht ia promovoi librin e tij në rumunisht Exilul Sufletului (Ekzili i Shpirtit), për të cilin janë dhënë vlerësime të larta kritike.
Në korrik të vitit 2005, me propozimin e Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, mori pjesë në projektin Administrimi i bibliotekave në SHBA dhe nga Departamenti i Shtetit u certifikua në programin ndërkombëtar për udhëheqës.
Që nga viti 2003 është Drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
Shkruan poezi, prozë, kritikë, ese dhe studime letrare.
Poezia e tij është përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumunisht, polonisht, turqisht, maqedonisht, etj.
Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe i Këshillit Kombëtar të Kosovës Memoria e Botës.
Jeton në Prishtinë.
( Fjalë hyrëse, me rastin e organizimit të edicionit të dytë të Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë, me temën bosht Biblioteka dhe Kujtesa Kombëtare, Prishtinë 20 nëntor 2007)
|
V E P R A L E T R A R E D H E S H K E N C O R E
I. Poezi:
Albumi i grisur , Rilindja, Prishtinë, 1986
Zogu me profil vjeshte , Rilindja, Prishtinë, 1989
Plagomë, Fjala, Prishtinë, 1994; Rozafa, Prishtinë, 2004
Dalje nga trishtimi, Rozafa, Prishtinë, 1999
Ndiz dritën magjike , zgjedhje poezish. Parathënia dhe zgjedhja Ali Podrimja,
Rozafa, Prishtinë, 2002
Bukuri e nëmur , PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2006
Jetë me vdekje , poezi të zgjedhura.Parathënia dhe zgjedhja Rifat Ismaili, Toena, Tiranë, 2006
Natyrë e vrarë , zgjedhje poezish.Parathënia dhe zgjedhja Ahmet Selmani, Ars Poetica, Tetovë, 2006
II. Vëllime poetike në gjuhët: rumune, gjermane, angleze, maqedone:
Exilul Sufletului (Ekzili i Shpirtit), përktheu Baki Ymeri, Editura Muzeul Literaturii Romane, Bucuresht, 2004
Schalte Das Magische Licht Ein (Ndiz dritën magjike), përktheu Naim Kryeziu, Magic Verlag, Zurich, 2004
Only Death is White (Vetëm vdekja është e bardhë), përktheu Avni Spahiu, Rozafa, Prishtinë, 2005
Ako stanam angel (Nëse bëhem engjëll), përkthyes Hristo Petreski dhe Ahmet Selmani, Fenix, Shkup, 2006
III. Antologji poetike (bashkautor) në gjuhët: rumune, polake, gjermane:
Insula nemuririi (Ishulli i pavdekësisë), Antologji e pesë poetëve nga Kosova: A. Podrimja, S. Hamiti, I. Berisha, S. Bashota, B. Çapriqi, përktheu Baki Ymeri, Editura Muzeul Literaturii Romane, Bukuresht, 2005
Nie jest za pozno na milosc (Nuk është vonë për dashuri), Antologia poeziji Albanskiej XX wieku, përktheu Mazllum Saneja, Pogranicze Sejny, 2005
Dann sagte der Dichter (Atëherë poeti tha), Antologji e katër poetëve nga Kosova: A.Podrimja, I.Berisha, S.Bashota, B.Çapriqi, përktheu Naim Kryeziu, Das Internationale Literaturfestival, Basel, 2007
IV. Kritikë dhe studime:
Shqipshkrimi kritik , Rilindja, Prishtinë, 1997
Kuteli poet-kritik-prozator , Rilindja, Prishtinë, 1999; Rozafa, Prishtinë, 2007
Domethënia e ideve letrare , Rilindja, Prishtinë, 2001
Proza e filleve të modernitetit, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2006
V. Prozë:
Ëndrra në parajsë , Rozafa, Prishtinë, 2006
VI. Çmimet letrare:
Pjetër Bogdani , Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, për librin Kuteli prozator, poet, kritik, 1999
Pena e Artë , Revista Fjala, 1990 dhe 2000
Gjon Nikollë Kazazi , Mitingu i Poezisë në Gjakovë, 1997
Flaka e Janarit , 2002
Menada , Çmimi vjetor për krijimtari të veçantë, Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, Ditët e Naimit, Tetovë, 2004
Çmimi vjetor i Mitingut të Poezisë në Gjakovë, për librin me poezi Bukuri e nëmur, 2006
|